Për një periudhë 5 vjeçare Myftar Çela ka qenë numri 1 ndër presidentët e futbollit shqiptar. Një biznesmen i cili nga viti 1998-2003 jo vetëm ka drejtuar Vllazninë por i ka dhënë një zhvillim edhe futbollit shqiptar. Në këto vite kur ai ka qenë pranë tij, ka meritë sepse ofroi pranë futbollit dy njerëz të cilët vazhdojnë të jenë edhe sot e kësaj dite pjesë e rëndësishme.

I pari është presidenti aktual i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka dhe madje ka qenë Myftar Çela që e bindi të kandidonte për këtë post dhe më pas ka luajtur një rol të rëndësishëm për zgjedhjen në këtë post në vitin 2002.

Por përveç tij edhe një personazh tjetër është sot ende aktiv në futboll prej ish- presidentit të Vllaznisë. Bëhet fjalë për presidentin aktual të Elbasanit Arben Laze.

Jo më kot, po ju sjellim për herë të parë një foto ku ata janë sëbashku në një ndeshje në tribunën e një stadiumi. Laze duke qenë një mik i Çelës, nuk la stadium të Shqipërisë fillimisht pa e shoqëruar atë në ndeshjet e Vllaznisë.

Por kjo gjë e ngacmoi atë që të merrte klubin e Elbasanit të cilin madje arriti ta shpallte edhe kampion të Shqipërisë më pas.
© shkodrasport.com