Ne Shkoder nje pjese e tifozeve te Vllaznise kane pritur qe ndoshta Liridon Latifi te qendronte serish ne rradhet e kesaj skuadre por me kot. Sulmuesi anesor nga Prishtina nuk eshte paraqitur sot ne stervitjen e pare te kuqebluve, qe do te thote se rruget me te tashme jane ndare.
Drejtuesit kuqeblu nga sa kemi bere te ditur, i kane ofruar rinovim kontrate por me kushte te reja, kuptohet me zbritje rroge, por duket se kjo gje nuk i ka pelqyer Latifit qe per kete arsye, ka vendosur te mos qendroje me ne Shkoder.
Gazeta “Shkodra Sport” nga burime prane lojtarit nderkohe meson se 29 vjeçari eshte shume prane firmes me nje skuader tjeter te Superliges shqiptare. Behet fjale per ekipin e Tiranes. Gazeta siguron fakte qe Latifi ka arritur akordin me drejtuesit bardheblu dhe ne ditet ne vijim pritet edhe hedhja e firmes ne kontrate.
Ne kete menyre ketu mbyllet rrugetimi dyvjeçar i Liridon Latifit me Vllaznine, nje rrugetim qe ne fakt nuk ishte ai qe pritej sepse sidomos ne kete sezon te dyte, lojtari ka qendruar disa muaj larg fushes se blerte si rrjedhoje e demtimeve qe ka kaluar.
Por nga ana tjeter, duhet thene se edhe menaxhimi i tij nga trajneret nuk ka qene ai i duhuri e ketu kemi parasysh “shperthimet” e tij si ndaj Thomas Brdariç apo dhe ndaj Mirel Joses./SHKODRA-SPORT.COM/