Mbrojtesi 18 vjeçar shkodran Marçelino Preka po prezantohet ne menyre dinjitoze si titullar ne kombetaren U19 gjate ndeshjeve eliminatore te Kampionatit Europian qe po zhvillohen ne vendin tone.

Ai eshte aktivizuar si titullar nga trajneri Cungu si ne ndeshjen ndaj Frances ashtu edhe ne ate ndaj Serbise dhe pavaresisht faktit qe ekipi ka pesuar gola, serish eshte munduar te jape me te miren e tij.

Por nderkohe burime te ndryshme bejne te ditur se ne stadium ne te dy keto ndeshje kane qene dy menaxhere dhe skaute te klubeve te ndryshme europiane te cilet kane ardhur enkas per te.

Per kete futbollist ka kohe qe klube te ndryshme kane shfaqur interesim dhe vete presidenti i Bylisit qe posedon kartonin e tij, pak kohe me pare u shpreh se veren qe shkoi ka refuzuar nje oferte prej 100 mije eurosh qe erdhi per te nga Lokomotiva Zagreb.

Nderkohe se fundi po flitet per interesimin e nje klubi nga Zvicra megjithate duhet pare ne vijim se çfare do te ndodhe me te. Menaxheret qe kane qene te pranishem ne ndeshjet ndaj Frances e Serbise dhe qe padyshim do jene edhe ne ndeshjen e fundit ndaj Maqedonise se Veriut, do te marrin nje vendim perfundimtar per te.

Madje, nuk perjashtohet mundesia qe ai te transferohet ne nje kampionat te huaj qe gjate merkatos se janarit, gjithsesi duhet pritur deri ne fund/SHKODRA-SPORT.COM/