Ndriçim Shtubinës i ka dalë një mundësi e papritur pas largimit nga detyra si drejtor sportiv i Egnatias.
Kështu, pasi u largua nga rrogozhinasit, ish-mesfushori shkodran ende nuk e ka vendosur të ardhmen e tij se ku do ta vijojë dhe se çfarë do të bëjë.
Në fakt, burime të “Shkodra Sport” pranë Shtubinës raportojnë se shkodrani mund të fillojë një punë të re si trajner i Egnatias U-21. Realisht, Shtubinës i është ofruar ky rol nga drejtuesit e Egnatias dhe presidenti i saj, Agim Demrozi.
Ndoshta, Shtubina mund të vijojë të qëndrojë sërish në Rrogozhinë me një detyrë të re, si trajner i Egnatias U-21.
Megjithatë, gjithçka do të vendoset deri ditën e hënë dhe mbetet të shohim çfarë vendimi do të marrë ai.
Maringlen ZHIVANI