Ish-mbrojtësi i Vllaznisë, Fallou Diagne ishte një emër që lakohej për një rikthim të mundshëm te ekipi shkodran, pas një fotoje të publikuar nga ana e tij në rrjetet sociale, teksa shfaqej me fanellën e Vllaznisë.

Madje, tifozë të ndryshëm, u lumturuan nga ky postim, teksa menduan se ishte i kryer rikthimi i tij te ekipi i Vllaznisë. Megjithatë, i kontaktuar nga “Shkodra Sport”, Diagne shprehet se nuk ka asgjë të vërtetë.

“Rikthim te Vllaznia? Jo, nuk ka asgjë të vërtetë. Ajo foto e postuar në Instagram ishte për thjesht për shokët e mi. Asgjë më tepër”,-tha shkurtimisht, ish-mbrojtësi i Vllaznisë, Fallou Diagne.

Ashtu si çdo merkato, futbollistë të ndryshëm përfliten për afrime te ekipi i Vllaznisë, por mesa duket për Diagne, nuk do të ketë diçka konkrete.
Maringlen ZHIVANI