Ka qëndruar vetëm pak muaj në Shkodër për të drejtuar Vllazninë dhe ndonëse kjo ka ndodhur gati 15 vjet më parë, trajneri Gjerman Ulrih Schulze vazhdon të jetë I lidhur me këtë qytet dhe me këtë skuadër. Ka ruajtur kontaktet me disa ish- futbollistë dhe ish- miq të tij dhe vazhdon të interesohet për ecurinë e kësaj skuadre edhe tani.
Shulze e ka pritur me shumë kënaqësi ftesën e gazetarit Andi Gjurgjej për t’u intervistuar për “Shkodra Sport” duke e parë si një mundësi e mirë për të komunikuar sërish me tifozët shkodranë të cilët I kanë mbetur ende ne zemër. Ja si është shprehur ai në intervistën e tij:
-Ulrih, si fillim na flisni pak per kampionatin shqiptar dhe pershtypjet tuaja qe keni per te?
Unë mora përsipër një ekip që Valter Fushaj e ndërtoi në një kohë të shkurtër. Kishte shumë lojtarë të mirë. Fatkeqësisht, para se të fillonte sezoni, presidenti shiti dy lojtarët tanë kryesorë në Tiranë. Kjo na krijoi një problem të madh. Së dyti, mbrojtja nuk kishte një zinxhir prej katër lojtarësh cilësorë, kështu që ne patëm probleme serioze atje. Por djemtë gjithmonë jepnin gjithçka në stërvitje! Unë nuk e njihja ligën shqiptare, e cila ishte gjithashtu një disavantazh për mua.Fatkeqësisht, Valteri nuk më dha mundësinë për të zhvilluar më tej projektin tim dhe u largova shpejt.
– Po per Vllaznine, na jepni nje opinion per ekipin e ketij sezoni?
Unë e kam ndjekur Vllazninë që nga ajo kohë dhe ende kam disa kontakte me lojtarë të ndryshëm dhe Amando Lohjen. Këtë vit trajneri i dytë gjerman që po e drejton atë, kishte avantazhin që e kishte ekipin tre muaj sëbashku në stërvitje para fillimit të kampionatitdhe kishte kohën e duhur t’u mësonte lojtarëve stilin e tij të lojës.
Mendoj se mentaliteti i trajnerit është i mirë për ekipin, gjë që mund ta shihni në rezultate teksa mbajti vendin e parë në kampionat për shumë javë ndërsa javën e kaluar fitoi edhe në kupë me Korabin 1-0. Mendoj se nëse vazhdon kësht,u do të jetë diçka për arritjen e objektivave të kësaj skuadre. Lutem njëlloj si tifozët shkodranë që Vllaznia ta mbyll si duhet këtë sezon.
– Eshte hera e dyte qe Vllaznia pas largimit tuaj drejtohet nga nje trajner gjerman. Si e vleresoni punen qe Brdaric po ben ne Shkoder?
Unë nuk e njoh personalisht, por nga puna e tij në Erfurt dhe në Neustrelitz, ku ai punoi pas meje. Unë mendoj se ai e di se çfarë po bën dhe gjëja më e rëndësishme është që ju ta lini atë të punojë në qetësi dhe pastaj çdo gjë do të funksionojë me sukses.
– Mendoni se Brdaric eshte trajneri i duhur per Vllaznine?
Unë tashmë kam mendimin tim për Brdariç. Mendoj se ky është trajneri i duhur për Vllazninë. Mentaliteti i tij përshtatet mirë me lojtarët aktualë që ka në skuadër, të cilët duhet të mësojnë të punojnë për sukses. Nëse ata vazhdojnë të qëndrojnë si një grup I vetëm ku të gjithë luajnë për njëri- tjetrin, atëherë suksesi është i pashmangshëm.
– Sipas jush eshte e veshtire per nje trajner gjerman te punoje ne Shqiperi?
Unë vetëm mund ta konfirmoj atë për Vllazninë e kohëst time. Presidenti Fushaj nuk ishte i durueshëm dhe gjithmonë ndërhynte. Një nga problemet kryesore në atë kohë ishte largimi i kapitenit tim Lici pa folur me mua për këtë gjë. Mendoj se koha ka mbaruar dhe nuk duhet të veprojnë më kështu. Të gjithë duhet të bashkëpunojnë për të mirën e skuadrës.
– Le te flasim pak per aktualitetin, Vllaznia e ka udhehequr kampionatin qe nga fillimi, por ne ndeshjet e fundit nuk po arrije te dale te rezultatet pozitive. Sipas mendimit tuaj çfare nuk po shkon si duhet per ekipin shkodran?
Gjatë një sezoni, ekziston gjithmonë një fazë kritike nga e cila mund të dilni së bashku. Gjithmonë ka rezultate të ngushta, të cilat nuk të pëlqejnë por duhet punuar fort për të dalë sa më shpejt nga gjendje të tilla.
– Te merkuren Vllaznia siguroi kualifikimin per ne gjysemfinale te Kupes se Shqiperise. Sipas jush ky triumf i rendesishem do kete ndikim pozitiv tek skuadra per te marre maksimumin ne ndeshjet e mbetura?
Çdo fitore është e rëndësishme dhe rrit vetëbesimin e një ekipi. Gjysmëfinalja është një shans i madh për të kaluar në finale. Për më tepër, ky kualifikim ndikon për mirë tek skuadra e kjo do të shfaqet në vetëbesimin e nevojshëm tek lojtarët.
– Tifozeria shkodrane pret nga ekipi i tyre te beje jo vetem loje te bukur por dhe te shenoje gola. Ne kete aspekt ju si ish-trajner si mendoni, pse po çalon Vllaznia ne shenimin e golave?
Unë nuk e njoh skuadrën, por e di që Brdariç në të vërtetë gjithmonë dëshiron të luajë në mënyrë sulmuese, mbase ai nuk ka sulmuesit e nevojshëm me cilësinë e golit. Por gjithmonë duhet pak kohë për të formësuar lojën sulmuese. Shtigjet duhet të provohen, loja e krahut të aktivizohet, disa lojtarë duhet të jenë në kufi nëse doni të shënoni gola. Por ata duhen lënë të punojnë në paqe dhe të forcojnë ekipin në mënyrë që vitin e ardhshëm gjërat të jenë më mirë në të gjitha drejtimet.
– Persa i perket gares per titull, jane 4 ekipe qe duelojne me njera tjetren, Laci, Partizani, Teuta dhe Vllaznia. Jeni optimist se skuadra shkodrane do mund te mposhte rivalitetin e krijuar e te fitoje titullin pas 20 vitesh?
Unë shpresoj dhe uroj Thomasin dhe ekipin e tij që ata të fitojnë titullin ose të paktën kupën dhe këtë gjë ta bëjnë veçanërisht për tifozin tonë fantastic.
– Te kthehemi pak mbrapa ne kohe. Ne periudhen kur ju ishit trajner i Vllaznise keni drejtuar kete ekip ne pak muaj dhe tashme ka 15 vite qe jeni larguar nga Shkodra. Ruani akoma kujtime qe nga ajo kohe dhe a keni me kontakte me miqte tuaj ketu ne Shkoder?
Sigurisht që kam ende shumë kontakte nga ajo kohë e këtu po përmend vetëm disa: Uliks Kotrri, Skerdi Bejzade dhe Armando Lohja. Jam në kontakt të vazhdueshëm me ta. Përveç tyre me Fatjon Hasanin trajnerin e ri si dhe Erind Selimaj dhe Ndriçim Shtubinën. Ishte një kohë e shkurtër, e bukur, intensive me shumë kujtime të mrekullueshme të një vendi të bukur, ku unë njoha disa njerëz shumë interesantë, mbi të gjitha shokun tim Armando Lohja.
– Pse iket aq shpejt nga Shkodra ? Cfare ndikoi ne vendimin tend?
Presidenti Valteri, thjesht nuk kishte durim me mua dhe ekipin. Gjithmonë duhet pak kohë dhe ne ishim në rrugën e duhur. Kur i thashë lamtumirë, e kisha të gjithë ekipin të mbledhur rreth vetes dhe presidenti erdhi pak vonë. Kur pa se si ishim të bashkuar më tha: Mendoj se gabova.
Sapo kemi nënshkruar me një trajner të ri. Përgjigja ime ishte e thjeshtë: “Unë, Valter, akoma kam kontratë deri në qershor të këtij viti. Nëse nuk doni më si trajner, më lini të punoj tek Akademia me trajnerët e rinj. Por përgjigja e presidentit ishte se e kishte menduar një gjë të tillë por trajneri i ri nuk donte dhe për rrjedhojë nuk kisha rrugë tjetër por vetëm të largohesha.
– Mund te na thoni kush ka qene futbollisti me i mire i Vllaznise ne ate periudhe të cilin ju e keni stërvitur?
Kam pasur shumë djem të mire. Futbollisti më i mirë në ekipin tim ishte pa dyshim – Lici – një lojtar i shkëlqyer teknikish. Në përvojën time unë do të kisha bërë me të katërshen e mbrojtjes dhe ta vendosja atë si Libero ndërsa para luanin Teli, Dabulla dhe Osja. Sigurisht që do të kishim qenë më të suksesshëm. Por pasardhësi im dhe ekipi im jo shumë kohë më pas arritën të fitojnë kupën, që tregon se ata lojtarë kishin cilësi. Në fund, do të doja t’iu falënderoja shumë që më dhatë mundësinë të flas në gazetën tuaj!
Intervistoi: Andi GJURGJEJ