Ne dy ditet e para te fillimit te stervitjes, ka munguar dhe kjo ka krijuar pershtypjen se edhe ai do te ishte ne grupin e lojtareve qe do t’i jepnin lamtumiren Vllaznise. E kemi fjalen per futbollistin Arsid Kruja.
Por ne fakt nuk do te ndodhe keshtu. Gazeta “Shkodra Sport” ne menyre ekskluzive meson se diten e neserme pritet qe ai te rinovoje me skuadren shkodrane. Mesa duket palet kane rene dakord qe edhe per nje sezon tjeter futbollistik, te vazhdojne bashkepunimin.
Pozicioni natyral i Krujes eshte ai i mesfushorit te djathte, por shume here e kemi pare te luaje edhe ne pozicione te ndryshme e te jete keshtu ne dispozicion te skuadres sa here qe ka qene e nevojshme per stafin teknik.
Kruja eshte se fundi pjese e Vllaznise prej 3 vitesh pa nderprerje dhe ne sezonin qe sapo u mbyll eshte aktivizuar ne 26 ndeshje, si ne kampionat ashtu dhe ne kupe. Por nga neser, pritet qe te behet zyrtare edhe rinovimi i 30 vjeçarit, qe do te jete nje force me shume ne dispozicion te trajnerit Memelli.
Marinela MATIJA