Shkendija, Vllaznia, Partizani apo Ballkani? As njera dhe as tjetra. Sulmuesi shkodran Sindrit Guri pritet ta vazhdoje karrieren e tij ne nje kampionat tjeter, pikerisht ne Turqi. 28 vjeçari eshte shume prane hedhjes se firmes me nje skuader te ketij kampionati dhe ne oret ne vijim çdo gje pritet te zyrtarizohet.
Gazeta “Shkodra Sport” meson se behet fjale per nje skuader te Liges se pare turke, emri i se ciles do te zbulohet ne vijim. Guri ka marre valixhet dhe eshte nisur nga Shkodra drejt ketij vendi per te hedhur firmen ne kontrate.
Ne fakt para pak ditesh qarkulloi ne media lajmi se sulmuesi i njohur ishte shume arritjes se marreveshjes me ekipin kosovar te Ballkanit, por duket se gjithçka ka qene ne kuadrin e bisedimeve dhe asgje me shume.
Lojtari ua pat bere te qarte edhe drejtuesve te Vllaznise ne momentin kur ata i bene oferte, se prioritet kishte firmosja ne nje kampionat tjeter dhe keshtu do te ndodhe. Sindrit Guri mendohet te shtoje rradhet e futbollisteve shqiptare qe luajne ne Turqi.
Per te do te jete pervoja e trete jashte Shqiperise pasi siç dihet ka luajtur me pare ne Belgjike me ekipin Ostende, ndersa se fundi luajti ne Maqedonine e Veriut me Shkendijen e Tetoves. Ne Shqiperi nderkohe ka luajtur me Vllaznine fillimisht, me pas me Besen, Kastriotin, Korabin dhe ne fund me Kukesin, prej ku dhe nisi rrugetimin jashte vendit.
Marinela MATIJA