Kanë mjaftuar paraqitjet e shkëlqyera në pesë ndeshjet e tij të para në boksin profesionist dhe për boksierin shkodran Nelson Hysa vijojnë ofertat. Mbrëmjen e sotme, ai ka marrë edhe ofertën më të mirë deri tani, një ofertë për të boksuar në fillimin e vitit të ardhshëm në tempullin e boksit botëror, në “Medison Squara Garden” të Neë York.
Ka qenë një kompani shumë e njohur amerikane që merret me organizimin e ndeshjeve të boksit profesionist, që i ka telefonuar menaxherit të Hysës duke i bërë ofertën e shumëpritur. Bëhet fjalë për një ndeshje më 25 janar ndaj një boksieri amerikan të njohur.
“Shkodra Sport” në mënyrë ekskluzive mëson se për Nelson Hysës ka ardhur edhe oferta financiare prej 50 mijë dollarësh për ta pranuar këtë ofertë, por jo vetëm kaq. Ai do të ndeshet edhe për të fituar një nga rrip serioz jote. Kjo bëhet e ditur nga vetë boksieri shkodran që për gazetën tonë do të shprehej:
“Po kaloj momente vërtetë shumë interesante që ndoshta nuk i kisha menduar. Sonte më erdhi një ofertë shumë e mirë, jo vetëm nga ana financiare, por më së shumti e rëndësishme nga ana profesionale. Më 25 janar do të jem në “Medison Square Garden”, përballë një boksieri amerikan në ndeshjen e asaj mbrëmje për të synuar fitimin e një rripi të rëndësishëm botëror. E përsëris, për të kërkuar fitimin e një rripi, por jo për titullin kampion bote.
Kuptohet që kjo është ajo çfarë kam dashur dhe lus Zotin që po më realizohet më shpejt nga sa e kisha menduar. Fitorja e fundit ndaj Danny ëilliams më ka dhënë shumë avantazhe dhe do të më ndihmojë shumë për karrierën time të mëtejshme”.
Ndërkohë përpara kësaj ndeshje në Amerikë, Nelson Hysa do të ketë sfidën e rradhës më 28 nëntor në Tetovë ndaj një boksieri kroat. Kjo do të jetë e gjashta sfidë e tij në boksin profesionist dhe padyshim që do të kërkojë fitoren e gjashtë rradhazi.
Gjergj KOLA