Partizani ka nisur me piketimet e para per afrimet e merkatos se janarit. Edhe pse ende
nuk ka asgje zyrtare, mesohet se te kuqte jane te interesuar per ish-mbrojtesin e Vllaznise, Mevlan Adili.

Ky i fundit ishte nder futbollistet me te spikatur te kampionatit shqiptar me kuqeblute dy sezonet e kaluara. Gjate ketij sezoni, ai luajti ne Rusi, por tashme Adili ka nderprere kontraten atje dhe Partizani eshte hedhur menjehere ne sulm per sherbimet e tij.

Te Partizani e cilesojne futbollistin e duhur, pasi eshte lojtari me cilesite e pershtatshme qe ata po kerkojne. Ndoshta, pjesa e ardhshme e sezonit mund ta gjeje te Partizani, teksa zerat per nje kalim te mundshem te tij te klubi i kuq konfirmohen edhe nga burime te “Shkodra Sport”.

Tashme, duhet pritur se si do te ecin bisedimet mes Mevlan Adilit dhe Partizanit ne ditet e ardhshme. Megjithate, nga ana tjeter vete Adili shpesh here e ka deklaruar per “Shkodra Sport” se ne Shqiperi luan vetem per Vllaznine. Keshtu, çdo gje mbetet per t’u pare ditet e ardhshme, pasi ende nuk ka asgje zyrtare mes paleve.
Maringlen ZHIVANI