Mbrojtësi shkodran, Aleksandër Trumçi, është përforcimi i parë i Shkëndijës së Tetovës. Klubi shqiptar i Maqedonisë së Veriut dhe klubi i Bylis kanë rënë dakord për shifrën e transferimit të lojtarit në Maqedoninë e Veriut dhe tashmë është vetëm çështje ditësh që Trumçi të firmosë me Shkëndijën e Tetovës.
Ky lajm u konfirmua edhe nga burime të “Shkodra Sport” pranë të dy palëve, të lojtarit dhe të trajnerit Jeton Beqiri, i cili madje ditën e sotme ka qenë në Shkodër për ta takuar Trumçin. Prezantimi dhe zyrtarizimi i këtij të fundit përpara mediave, do të bëhet ditën e hënë. o.
Trumçi është një dëshirë e hershme e ish-trajnerit të Bylis, Jeton Beqiri, i cili momentalisht drejton Shkëndijën e Tetovës. 23-vjeçari luan në pozicionin e mbrojtësit të djathtë dhe më përpara. Ai do të bëhet në këtë mënyrë shkodrani i dytë tek ky ekip sepse siç dihet aty luan edhe Erald Çinari.
Trumçi ndërkohë sië dihet ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit të Bylisit pothuajse për katër sezone me rradhë që ka qenë pjesë e këtij ekipi, duke e ndihmuar madje këtë skuadër të ngjitet dy herë në Superiore. Ndërkohë, Shkëndija e Tetovës pritet të nisë shumë shpejt përgatitjet për Kupat e Europës, nën urdhrat e trajnerit Jeton Beqiri.
Maringlen ZHIVANI