Kater gola te merkuren ndaj Skenderbeut, ndersa sot eshte ndalur ne nje moment nga shtylla e portes se Tiranes e ne nje rast tjeter, e ka derguar topin jashte. Ardit Hoxhaj nuk ka mundur ta ndihmoje dot Vllaznine ne ndeshjen e sotme me golat e tij, megjithate ai vazhdon te jete golashenuesi me i mire i kampionatit.
Sulmuesi vlonjat ka pranuar me kenaqesi te flase per “Shkodra Sport” teksa ka zbuluar edhe disa kontakte qe ka patur nga skuadra turke teksa nuk perjashtohet mundesia qe ta vazhdoje karrieren atje nese do te kete nje akord me drejtuesit e Vllaznise. Ja intervista e Ardit Hoxhajt per “Shkodra Sport”
– Vllaznia e mbylli vitin duke kryesuar bindshem kampionatin ku arriti te grumbulloje 26 pike ne 12 jave. Sipas jush, cili eshte çelësi i suksesit për Vllazninë e këtij sezoni?
Mendoj se çelesi i ketij suksesi eshte puna e forte qe kemi bere ne stervitje pasi dihet pa stervitje nuk mund te arrihet asgje.
Kemi nje staf shume te mire qe eshte aty per ne. Dihet prania e sponsorit qe na ka mbeshtetur gjate ketij viti.
Do te thoja qe kemi edhe nje harmoni shume te mire midis lojtareve, stafit drejtues edhe presidences. Mund te kesh shume lojtar te mire ne ekip por po nuk pate djem te mire nuk mund te ecesh edhe ketu ka shum djem te mire qe eshte krijuar kjo harmoni e bukur.
– Keni shenuar 6 gola per Vllaznine ne kete faze te pare te kampionatit duke qene dhe golshenuesi me i mire i saj. I kenaqur me ecurine tuaj personale?
Ndihem mjaft mire qe kam arritur te shenoj gola edhe kam arritur te ndihmoj ekipin te marre pike ashtu si ndihem i lumtur edhe kur kam dhene asist. Personalisht mendoj se deri tani kam ber mire por duhet te punoj çdo dite per tu rritur hap mbas hapi. Çdo ndeshje eshte nje sfide e re edhe duhet te luftojme per ate. Nuk duhet te ngelemi te kenaqur me ato qe kane kaluar.
Sot u perballët me Tiranen ne kryeqytet ku arritët te merrnit nje barazim me shume vlera. Mendoni se Vllaznia do mund te arrinte me shume se kaq me lojen e mire qe zhvilloi pergjate 90 minutave?
Kemi marre nje barazim sot. Mendoj se eshte rezultat pozitiv pasi dihet qe Tirana eshte nje ekip shume i mire. Personalisht mendoj se ka qene nje dite e pa fat. Kemi humbur disa raste te mira edhe e kemi dominuar kundershtarin por keshtu eshte futbolli ka edhe dite kur ti ben maksimumin, je i perqendruar por goli nuk vjen, siç ka edhe dite qe shenon ne çdo gjuajtje qe ben. Prandaj edhe futbolli eshte i bukur.
–Ç’eshte e verteta goditet shtyllen ne pjesen e pare ku po te kishit shenuar do mund te ishte ndryshuar krejtesisht rrjedha e lojes. Nje reagim per ate moment?
Normale loja do kishte nje rrjedhe tjeter nese do te kisha bere gol. Jam munduar te godas te hapesira qe me la portieri ne shtyllen e pare sepse ma bllokoi shtyllen e dyte ne momentin mbasi kapi shtyllen m’u duk sikur shkoi drejt rrjetes topi. Mund te them qe kam qene i pa fat ne ate moment si une edhe ekipi.
Fitorja me Skenderbeun nje jave me pare e shpalli zyrtarisht Vllaznine kampione dimri, dhe barazimi me Tiranen perforcoi poziten e saj ne vendin e pare te renditjes me 6 pike me shume se vendi i dyte qe mbahet nga Teuta.
Mendoni se Vllaznia do mund te ruaje te njejten ecuri deri ne fund te kampionatit pasi siç dihet ndeshjet tani do behen dhe me te forta dhe çdo kundershtar do kete si objektiv ta mposhtin me çdo kusht kete Vllazni qe kete vit po befason te gjithe opinionin sportiv shkodran dhe jo vetem?
Tani dihet qe kampionati behet me i veshtire akoma. Te gjitha ekipet po fillojne te konsolidohen. Eshte dhe merkato para dhe mund te bejne perforcime aty ku kane pasur dobesi. Rezultatet tona jane fryt i punes tone qe kemi bere stafi teknik edhe te gjithe lojtaret.Do vazhdojme te punojme ne stervitje po njesoj edhe shpresoj e besoj te puna jone se mund te vazhdojme ne keto ritme.
Me paraqitjet e mira qe keni bere deri me tani mendoni se e keni justifikuar pranine tuaj ne njembedhjetshen e ekipit ku rivaliteti ne fazen ofensive eshte relativisht i larte?
Mendoj se e kam justifikuar çdo minut qe kam qene ne fushe edhe kur jam futur nga stoli edhe tani qe kam luajtur ne formacion kam punuar shume ne stervitje edhe vazhdoj te punoj çdo dite qe te rritem akoma me shume si lojtar dhe te ndihmoj ekipin.
-Eshte hera e pare qe ne karrieren tuaj sportive sterviteni nga nje trajner gjerman. Na tregoni pak marredheniet qe keni me Tomas Bërdariçin dhe se si sillet ai me ju ne stervitje dhe çfare taktikash apo planesh perdor per nje Vllazni te suksesshme qe deshiron çdo tifoz i saj?
Eshte hera e pare qe stervitem me nje trajner gjerman. Kam marredhenie te mira me trajnerin siç ka edhe me gjithe djdmte e tjere te ekipit. Trajneri eshte shume i komunikueshem.
Mund te them per trajnerin qe kerkon shume seriozitet ne stervitje, punon shume qe te rritemi fizikisht. I pelqen te dominojme kundershtarin qe nga minuta e pare. Kerkon nje futboll ofensiv qe i kenaq tifozet por, edhe kemi pasur rezultat.
-Vllaznia kete vit ka nje sponsor kryesor dhe ai eshte Alban Xhaferi dhe kompania e tij Fujifilm. Sa ju qendron afer?
U shperblyet per barazimin ndaj Tiranes?
Sponsori na ka qendruar afer qe ne fillim. Ai merret me pjesen e organizimit. Shpesh here na ka motivuar edhe me premio siç kemi pasur edhe per barazimin ndaj Tiranes.
Siç e theksova edhe me lart jeni duke u paraqitur shume mire me Vllaznine. Ne kohe merkato, nese do keni oferte serioze nga nje klub i huaj do ishit larguar nga Vllaznia dhe Shkodra? Po nese do keni brenda kampionatit shqiptar?
Eshte e vertete kur ekipi ka ecuri te mire edhe personalisht kam pasur ecuri te mire. Kam shenuar edhe gola dhe mund te
them qe jam kontaktuar nga ekipe te liges se pare turke. Per situaten e kontrates qe kam me Vllaznine dihet qe eshte hapur nje opsion i mire per lojtaret shqiptar pasi edhe lojtaret shqiptar qe luajne aty jane paraqitur mire.
Ju kam kerkuar qe nese kane interesim konkret te bisedojne me drejtuesit e klubit. Te shikojme çfare do te ndodhe. Per momentin ndihem shume mire ketu ne Shkoder. Nuk jam ndjere kurre kaq i vleresuar dhe i respektuar. Ne Shqiperi do me pelqente te vazhdoja me Vllaznine.
-Faleminderit qe u prononcuat per “Shkodra Sport”. Uroj qe ne fund te ketij sezoni te shpalleni kampion me Vllaznine ku ky trofe i mungon ketij klubi qe nga viti 2001, dhe ajo qe eshte me e rendesishmja te shperbleheni per mundin dhe punen tuaj…
Ju deshiroj te keni suksese edhe juve.
Intervistoi: Andi GJURGJEJ