Vllaznia e femrave ka hedhur mbreme nje hap shume te rendesishem per kualifikimin ne fazen e grupeve te “UEFA Women’s Champions League” teksa ka barazuar ne ndeshjen e pare me rezultatin 1-1 ndaj ekipit ukrainas Vorskla Kharkiv-2.
Nje rezultat i tille sigurisht qe le hapur gjithçka dhe ne sfiden e dyte qe do te luhet javen e ardhshme, pikerisht me 28 shtator po ne stadiumin “Loro Boriçi”, vajzat shkodrane do te kerkojne me ngulm kualifikimin.
Por per t’i motivuar edhe me shume ata, kane menduar drejtuesit e larte te klubit. “Shkodra Sport” meson se presidenti i ekipit te femrave Lazer Matija dhe ai i KF Vllaznia Alban Xhaferi, u kane akorduar nje shperblim prej 40 mije eurosh ne rast kualifimi, shperblim ky qe edhe mund te rritet ne ditet e ardhshme.
Duhet thene se per futbollin e femrave eshte nje super-premio, megjithate keto vajza dhe stafi teknik e meritojne plotesisht nese arrijne ta kualifikojne skuadren ne 16 me te mirat e Europes.
Kujtojme qe pas kualifikimit ne turin e pare, ekipi shkodran perfitoi nje tjeter shperblim prej 15 mije eurosh dhe padyshim do te bejne çmos per t’u kualifikuar serish dhe jo vetem per te hyre ne histori, por edhe per te perfituar shperblimin e majme te vene per kualifikimin ne fazen e grupeve.
Objektiv ky qe eshte vetem 90 minuta larg dhe me nje sforco tjeter, ata edhe mund t’ia dalin. Mjafton qe te kene te njejten deshire per loje si mbreme dhe po ashtu edhe mbeshtetjen e tifozeve te mrekullueshem shkodrane dhe ky objektiv mund te arrihet./SHKODRA-SPORT.COM/