Ne tre vite, skuadra e drejtuar prej tij arrin per te dyten here ne 32 skuadrat me te mira te Europes. Vllaznia e femrave mbase i ka befasuar te gjithe sonte duke eliminuar Ferencvaroshin pretendent, por ajo ne fakt tregoi vlerat e saj me te mira.

Dhe njeriu qe e ka ndertuar kete skuader, presidenti Lazer Matija, eshte padyshim shume i lumtur pas ketij suksesi. Ne nje prononcim te shkurter te dhene per “Shkodra Sport” pak minuta me pare, ai do te shprehej:

“Te gjithe menduam se do ta kishim shume te veshtire ndaj ketij kundershtari shume te forte, per me teper qe do ta mungonin edhe dy lojtaret tona kryesore ne qender te mbrojtjes, Rrahmani dhe Bajraktari.

Por une kisha shume besim e kete ua kam thene edhe para ndeshjes. Te gjitha vajzat treguan nje karakter te forte, treguan nje nivel te larte ne te 120 minutat e ndeshjes duke treguar se edhe futbolli shqiptar i femrave mund te luaje si i barabarte me te gjitha ekipet europiane.

Padiskutim qe pastaj tek 11-metershat une isha i bindur se do te fitonim e kete e bazoje edhe tek vlerat e portieres tone Buhigas e cila i tregoi me se miri ato dhe si rrjedhoje jemi ne ne turin tjeter”.

I pyetur se çfare ishte per ate personalisht ky sukses, presidenti Matija do te shprehej: “Ky sukses eshte vazhdimi i nje pune serioze dhe me vizion te qarte per ta bere ekipin model dhe konkurues ne nivelet me te larta ne Europe”.

Vllaznia e sheh veten tashme ne 32 skuadrat me te mira te kontinentit dhe per te shkuar me tej, duket shume e veshtire. I pyetur ne lidhje me kete gje, presidenti Matija do te shprehej: “E veshtire normalisht qe do te jete, por ne do te presim shortin njehere dhe pastaj do te mundohemi te bajme serish punen tone”./SHKODRA-SPORT.COM/