Pavaresisht synimeve te medha dhe pretendimeve ambicioze per te ndertuar nje ekip pretendent, Vllaznia e volejbollit te femrave ne dy javet e para te kampionatit nuk eshte shfaqur e tille ne fushen e lojes duke i humbur te dyja sfidat, ndaj Partizanit dhe Skenderbeut me te njejtin rezultat, 1-3.
Por jo vetem kaq. Skuadra po shoqerohet edhe me probleme te tjera disiplinore te cilat kane krijuar nje klime aspak pozitive rreth e qark ketij ekipi. Pikerisht per te mesuar diçka me teper ne lidhje me keto probleme dhe startin e kampionatit, gazeta “Shkodra Sport” ka kontaktuar me presidentin Florian Zekja duke i marre nje interviste ekskluzive te cilen mund ta lexoni me poshte:
– President pershendetje…
Pershendetje gazeta Shkodra Sport online.
– Jeni shprehur se Vllaznia do jete pretendente ne sezonin e ri, por fillimi nuk ka qene i nje ekipi te tille. Nuk eshte ende gati skuadra per te rivalizuar me ekipe si Partizani e Skenderbeu, ndaj te cileve keni humbur?
Projekti për një Vllazni fituese ka filluar për që vitin e kaluar ku siç e dini pjesa më e madhe e vëmendjes iu kushtua vajzave të U20, u fitua si kupa Rinia po ashtu dhe kampionati i kesaj grupmoshe.
Këto vajza të gjitha kaluan në ekipin e parë te cilat do jenë dhe baza e ekipit. Atyre iu shtua dhe prezenca e tre vajzave të huaja me eksperiencë Darya, Hanna dhe Ljubov si në ekipe lokale, po ashtu dhe kombetaret respektive të vendeve nga vijnë.
Shorti i fillimit nuk na favorizoi (Partizani, Skënderbeu dhe Tirana) për të pasë mundësi që ekipi të kishte më pak presion dhe t’i kishte gjërat pak më të lehta. Gjithsesi ajo që vërejmë është fakti se loja e ekipit ka ardhur gjithnjë në rritje. Krahas gabimeve siç ishin shërbimi dhe pritja e topit të parë, trajnerët morën dhe disa konfirmime siç ishin loja e mirë sulmuese e Erkoçit apo Kodrës që megjithëse e nisën lojën nga stoli, arritën të ekuilibrojnë lojen e ekipit.
Normalisht nuk mund të lë pa përmendur dhe lojën në rritje të kapitenes Darya, pasueses Hanna dhe të Ljubov. Rezultatet dhe formën perfekte ne do ta kemi brenda fazës së parë. Mendoj se objektivat janë të njëjtat si për kupat, po ashtu dhe kampionatin.
– Çfare nuk shkon ashtu si duhet te Vllaznia?
Ajo që nuk shkon për momentin është mungesa e ndeshjeve zyrtare dhe alkimia me lojtareve të reja dhe atyre me eksperiencë. Duhet të kemi parasysh se lojtaret tona kanë një moshë shumë të re nga 15-19 vjeç. Me kalimin e kohës dhe me stërvitje do arrijmë të kemi një ekip special.
– Ajo qe mori vemendjen ne ndeshjen e fundit ndaj Skenderbeut, ishte gjesti i volejbllistes Mandisa Kuçi. Keni nje koment per te?
Normalisht gjesti antisportiv i Mandisa Kuçit mori vëmendje, por kjo nuk kishte lidhje me zgjedhjet e bëra nga trajnerët.
– Cili do te jete qendrimi juaj si drejtues ne raport me kete sportiste?
Kjo sjellje do analizohet në ditët në vijim nga i gjithë stafi dhe pastaj të shohim se çfarë vendimi do marri Komisioni i Disiplinës.
– Mendoni se ka te drejte nje sportiste te reagoje ne ate menyre?
Sportisteve kur firmosin kontratën, u bëhet e qartë se ka shumë rëndësi performanca sportive, po ashtu dhe sjellja dhe etika në jetën sportive.
– Si e shikoni vazhdimesine, do mundet ekipi te ngjitet aty ku duhet?
Përsa i përket vazhdimësisë, mendoj se duke parë atë që vajzat japin në stërvitje dhe atë që po demonstrojnë në dy ndeshjet e luajtura, do ketë vetëm ngritje. Këtu dua të përmend performacën gjithnjë në rritje të Sara Becit që do jetë regjisorja e ekipit, rilindjen e Dona Kodrës, lojën vendimtare të Edna Erkoçit, djegien e etapave nga 16 vjeçarja Paola Gjyshja, lojën në rritje të luftarakes Laura Ballçiti, hapave gjigandë që po bën 17 vjeçarja Sara Malaj dhe këtu po t’i shtoj dhe virtuozitetin dhe eksperiencën e Darya, Hanna dhe Liubov, e ardhmja do jetë ajo e ekipit spektakolar dhe fitues. Duke e mbyllur dua të falenderoj Shkodra Sport online si dhe të gjithë mediat dhe gazetarët e Shkodrës.