“Abissnet Superiore” duke filluar nga pasditja e neserme do te startoje me ndeshjet e javes se 16-te, e cila ka dhuruar disa ballafaqime shume interesante. Po çfare do te prodhojne 5 sfidat e saj? Kete nuk mund te themi saktesisht, por nuk na pengon qe te bejme edhe disa parashikime ne lidhje me to.

Gazeta “Shkodra Sport” duke filluar nga kjo jave, do te sjelle prognozen e çdo ndeshje dhe kjo do te behet nga gazetari i njohur sportiv Pirro Ruvina. Po çfare parashikon ai per javen e 16-te? Per me shume lexoni me poshte prognozen e tij:

TEUTA – LAÇI 1

Durrsaket vijne ne kete ndeshje pas humbjes me Dinamo City, ndersa Laçi vjen pas fitores me Skenderbeun. Diferenca mes tyre eshte vetem 2 pike. Teuta me 27 pike pozicionohet ne vendin e 6-te, ndersa Laçi me 15 pike ne vendin e 8-te. E shoh si një sfidë të fortë, por në fund jam i mendimit se formacioni durrsak i Edi Martinit do të dalë fitues nga ky takim

ELBASANI- BYLIS 1

Rezultatet e ekipit te Elbasanit kane qene me shume zigzake. Ai vjen pas zhgenjimit te nje jave me pare kur u mund 3-1 ne Rrogozhine. Ndersa Bylisi vazhdon te jete ne vendin e fundit, por me pike te barabarta me korçaret. Fitorja ndaj Vllaznise ka kthyer besimin tek ekipi ballshiot, por kjo nuk i mjafton. Parashikoj një fitore të pastër të Elbasanit, biles me diferencë mbi dy gola.

VLLAZNIA- DINAMO 1

Mjaft me interes pritet takimi i ores 19.30 në mes këtyre dy skuadrave. Shkodranet kane humbur ndeshjen e fazes se pare 1-2, por ne fund te fazes se pare Vllaznia u rendit vetem 1 pike larg Dinamo City ku kjo e fundit u rendit ne vendin e trete me 15 pike, ndersa Vllaznia me 14 pike (aq sa kishte edhe Elbasani e Teuta) duke ndare vendet 4, 5 e 6-te ne renditje.
Fillimi i fazes se dyte flet per ekipin shkodran qe mund te ishte me mire ne renditje (bile iu afrua edhe kreut), por sidomos humbja ne Ballsh ishte si rrufe ne qiell te hapur. Ishte “nje autogol” per shkodranet. Autokritika me e mire eshte padyshim fitorja ndaj Dinamos, por te mos harrojme se kryeqytetasit nuk vijne ne Shkoder per te humbur. Per momentin Vllaznia eshte ne vendin e trete me 25 pike, ndersa Dinamo ndodhet ne vendin e katert me vetem nje pike larg. Parashikoj se do te jete nje ndeshje me gola dhe ne fund rezultati do te jete fitore per Vllaznine.

SKENDERBEU- TIRANA 2

Skuadra korçare ka rreshqitur dhe ndodhet ne fund te renditjes me pike te barabarta me Bylisin e kjo ka bere qe te nderroje dhe trajner teksa nga dita e sotme po i drejton Ernest Gjoka ka nderruar tranier. Ndersa Tirana ka numrin rekord te barazimeve- 10 te tilla = 20 pike me pak dhe vetem 2 fitore. Gjithsesi parashikoj se enjten bardheblute do te marrin fitoren e tyre te trete ne kete kampionat disi te çuditshem.


PARTIZANI- EGNATIA X

Takimi i fundit i kesaj jave eshte ai PARTIZANI – EGNATIA ku do te luhet per kreun. Te kuqte do te luajne per t’u shkeputur sa me shume nga rivalet, por mendoj se nuk do ia dale te munde kampionet ne fuqi te vendit. Pra, per kete 90 minutesh parashikoj gjithçka do te mbyllet ne barazim./www.shkodrasport.com/