“Abissnet Superiore” duke filluar nga pasditja e neserme do te startoje me ndeshjet e javes se 17-te, e cila ka dhuruar disa ballafaqime shume interesante. Po çfare do te prodhojne 5 sfidat e saj? Kete nuk mund te themi saktesisht, por nuk na pengon qe te bejme edhe disa parashikime ne lidhje me to.

Gazeta “Shkodra Sport” vijon edhe kete jave, te sjelle prognozen e çdo ndeshje dhe kjo do te behet nga gazetari i njohur sportiv Pirro Ruvina. Po çfare parashikon ai per javen e 17-te? Per me shume lexoni me poshte prognozen e tij:


EGNATIA- SKENDERBEU X ose 2

Rrogozhinasit ndodhen ne vendin e dyte ne renditje ndersa korçaret te parafundit. Pavaresisht nga ky pozicionim, mendoj se do te jete nje takim rivalizues dhe se Skenderbeu nuk do te dale pa pike nga Rrogozhina. Mendoj per fitoren e tij ose…barazim.


LAÇI- DINAMO CITY X

Laçianëve ndryshe nga fillimi jo i mirë, tashmë iu është shtuar ambicja. Loja e tyre ka sjellë atë që të marrin pikë edhe në transfertë, siç ndodhi në Durrës me Teutën. Përballë ka Dinamon e njē trajneri ambicioz si Ilir Daja, që ka pranuar ta drejtojë ekipin drejt titullit, që i mungon prej vitesh, por une mendoj se kjo sfide do te dhuroje nje barazim.

ELBASANI- VLLAZNIA 2

Takimi i luajtur në Elbasan në fazën e parë pat përfunduar në barazim, pa gola 0:0. Kete here, edhe në rast humbje apo barazim shkodranët nuk e humbasin vendin e katërt, por në rast fitoreje do të mund të ngjitet më lart në renditje. Mendoj qe trajneri do te mendoje te luaje vetem per fitore. Une gjithsesi jam i mendimit se Vllaznia do ta fitoje kete ndeshje, me vetem nje gol diference.

BYLIS- PARTIZANI X ose 1

Partizani do te luaje ne Ballsh me Bylisin e fundit ne renditje, por mendoj se do te jete nje perballje qe do te dhuroje gola dhe ne fund jam i bindur se ndeshja do te mbyllet ne barazim ose fiton Bylis.

TIRANA- TEUTA 1

Kjo ndeshje do të mbylle javën në orën 17.00. Skuadra rivale, ku në këtë përballje vijnë pas barazimit, Teuta me Laçin në Durrës dhe rekordmenia e barazimeve (plot 11) e Tiranës në Korçë. Në renditjen aktuale ndodhen afër njëra – tjetrës. Teuta në vendin e 6-të me 18 pikë dhe Tirana në vendin e 7-të me 17 pikë. Mendoj se ky takim kurrsesi nuk duhet te dale ne barazim, njera duhet te fitoje. Mendoj se fituese do te jete Tirana qe do te beje rrokade duke e kaluar ne renditje.

VO: Theksoj se këto janë thjesht mendime, ndërsa fusha është ajo që pohon apo mohon ato që unë mendoj.