“Abissnet Superiore” duke filluar nga pasditja e sotme do te startoje me ndeshjet e javes se 17-te, e cila ka dhuruar disa ballafaqime shume interesante. Po çfare do te prodhojne 5 sfidat e saj? Kete nuk mund te themi saktesisht, por nuk na pengon qe te bejme edhe disa parashikime ne lidhje me to.
Gazeta “Shkodra Sport” vijon sërish edhe kete jave, te sjelle prognozen e çdo ndeshje dhe kjo do te behet nga gazetari i njohur sportiv Pirro Ruvina. Po çfare parashikon ai per javen e 18-te? Per me shume lexoni me poshte prognozen e tij:
VLLAZNIA- LAÇI 1
Shkodranet ne fazen e pare paten humbur 1-3 ne Laç dhe nderkohe per sfiden e sotme edhe nese humbasin serish e ruajne vendin e katert, por synimi i tyre duket se nuk eshte ky. Ata duan te shkojne drejt kreut dhe prandaj do te tentojne fitoren pavaresisht shume mungesave qe kane. Synimi i tyre final mbetet titulli kampion dhe per kete arsye, une mendoj nje fitore te Vllaznise sot.
DINAMO CITY- TIRANA X
Tiranes i mungojne piket, por jo loja. Dinamo nga ana tjeter ka marre maksimumin e pikeve deri tani. Une mendoj se do te jete nje sfide e forte e cila do te mbyllet ne barazim, i cili do te ishte i 13-ti per Tiranen e cila ka vetem 2 fitore. Kthesa per kete skuader jam i bindur se do te nise ne fazen e trete.
PARTIZANI- ELBASANI 1
Ky eshte momenti i duhur qe Partizani te mos beje hap falls. Ai nuk duhet te lere pike ne kete ndeshje qe luhet ne fushen e saj, pavaresisht se edhe kundershtari do te tentoje te njejten gje, nisur nga pretendimet qe ka. Gjithsesi, parashikoj nje fitore te Partizanit ne kete takim.
TEUTA- EGNATIA 1
Do te jete nje ndeshje me rivalitet, por ne finish jam i mendimit se do te triumfoje Egnatia, e cila do te ruaje kreun e renditjes edhe pas kesaj jave, e ndjekur nga Partizani ndersa ne vendin e trete do te ngjitet Vllaznia.
SKENDERBEU- BYLIS 1
Nje “finale” per t’iu larguar fundit te renditjes. Mendoj nje fitore te korçareve ne kete sfide, fitore me te cilin ato do te nderronin vend me ballshiotet.