Superliga rikthehet sërish. Në dy ditë, nesër dhe pasnesër, do të luhen sfidat javës së 23-të të saj të cilat pritet të dhurojnë sërish shumë emocione. Gazeta “Shkodra Sport” vijon sërish edhe kete jave, te sjelle prognozen e çdo ndeshje dhe kjo do te behet nga gazetari i njohur sportiv Pirro Ruvina.
Po çfare parashikon ai per javen e 23-te? Per me shume lexoni me poshte prognozen e tij:
EGNATIA- BYLIS 1
Java nis me sfidën që do të luhet në Rrogozhinë dhe mendoj se vendasit do e kërkojnë fitoren për të ruajtur kryesimin edhe pas kësaj jave. Nisur nga forma e mirë që ato po kalojnë, jam i mendimit se Egnatia do të fitojë.
TEUTA- VLLAZNIA 2
Të dyja skuadrat vijnë pasi kanë humbur një javë më parë. Teuta në Korçë dhe Vllaznia në shtëpi me rrogozhinasit. Fakti që shkodranët kanë më shumë pretendime dhe më shumë cilësi në përbërje të tyre, i bën ata të jenë favoritë për ta fituar këtë ndeshje.
LAÇI- PARTIZANI X
Të shtunën do të luhen tre sfida shumë interesante. Duke nisur nga ajo e Laçit ku vendasit do të presin Partizanin. E mendoj një sfidë shumë të luftuar që në fund nuk do të dhurojë fitues sepse gjithçka do të mbyllet në barazim.
DINAMO- SKËNDERBEU 1
Dy skuadrat kanë synime të kundërta në tabelë, dinamovitët për të kapur kreun dhe korçarët për t’iu shmanguar sa më shpejt të jetë e mundur. Këta të fundit duken të motivuar pas fitores ndaj Teutës javën e kaluar, por përballë do kenë një kundërshtar më një formë shumë të mirë sportive. Prandaj dhe besoj se Dinamo do ta fitojë këtë përballje.
TIRANA- ELBASANI 1
Sfida që do të luhet të shtunën në “Niko Dovana” pritet të ketë shumë rivalitet. Me ndryshimet në pankinë dhe fitoren në Ballsh, bardheblutë do të kërkojnë fitoren e dytë rradhazi, ndaj një skuadre si Elbasani që nuk është në momentin e saj më të mirë pas humbjes së fundit ndaj Laçit. Jam i mendimit se këtë sfidë do ta fitojë Tirana.