Pas ndeshjeve të mesjavës për Kupen e Shqiperise, Superliga rikthehet sërish. Në dy ditë, sot dhe nesër, do të luhen sfidat javës së 24-të të saj të cilat pritet të dhurojnë sërish shumë emocione. Gazeta “Shkodra Sport” vijon sërish edhe kete jave, te sjelle prognozen e çdo ndeshje dhe kjo do te behet nga gazetari i njohur sportiv Pirro Ruvina.

PARTIZANI- TIRANA 2

Nje ndeshje qe pritet me interes dhe per me teper qe eshte hera e pare qe luhet ne “Arena e Demave”. Partizani nuk po kalon ndoshta momentet e tij me te mira, nderkohe qe Tirana duket me “e etur” per te marre pike nisur nga pozicioni i saj ne renditje. Ne keto rrethana, mendoj se shanset me te medha per fitore i ka Tirana.

VLLAZNIA- BYLIS 1

Nje sfide interesante, me Bylisin qe herepashere edhe ka surprizuar, por nga ana tjeter Vllaznia ka me shume arsye per ta kerkuar fitoren. Nisur nga pozitat e saj ne renditje, kur kerkon te kreun e renditjes dhe po ashtu edhe ngaqe luan para tifozeve te saj te mrekullueshem. Prandaj mendoj se kete ndeshje e fiton…Vllaznia.

ELBASANI- EGNATIA X

Vendasit duan ende te kapin nje vend ne “Final 4”, por perballe do te kene nje kundershtar shume te forte si Egnatia e cila me merite kryeson renditjen e kampionatit. E shoh si nje perballje shume te luftuar qe ne fund nuk do te nxjerre fitues sepse gjithçka mendoj se do te mbyllet ne barazim.

SKËNDERBEU- LAÇI 1

Korçaret duket se jane “rizgjuar” edhe me ate fitore ne Kupe ndaj Dinamos dhe duan te marrin pike per t’iu larguar sa me pare fundit te renditjes. Perballe do te kene nje kundershtar te veshtire si Laçi, por ne fund jam i mendimit se do te triumfoje Skenderbeu.

TEUTA- DINAMO CITY 2

Durrsakeve nuk po “u ben derman” as ndryshimi i trajnereve dhe momentet e veshtira per to vazhdojne. Nga ana tjeter, edhe Dinamo tregoi dobesi ne ndeshjen e mesjaves per kupe, por ajo ka me shume potencial ne rradhet e saj dhe si rrjedhoje do te kete me shume shanse per ta fituar kete ndeshje.(www.shkodrasport.com)