Neser dhe pasneser do te luhen ndeshjet e javes se 25-te te “Abissnet Superiore”. Kalendari i saj na ka sjelle disa perballje interesante te cilat mund te dhurojne edhe ndonje rezultat surprizues.
Ne prag te ndeshjeve te kesaj jave, gazeta “Shkodra Sport” ka vijuar me traditen e saj te parashikimeve te rezultateve permes specialisteve te njohur. Keshtu do veprojme edhe kete here teksa prognozen e javes se 25-te e ka bere ekskluzivisht per gazeten tone, ish- futbollisti i Vllaznise Amarildo Belisha, te cilen mund ta lexoni me poshte:
PARTIZANI- EGNATIA
Ne pamje te pare konsiderohet Partizani favorit, por une mendoj se Egnatia nuk do te heqe dore nga pretendimet e saj per te marre pike dhe per te siguruar qendrimin ne Superlige. E parashikoj nje ndeshje te forte dhe ne fund nuk do te ishte çudi nese ajo do te mbyllej ne barazim.
VLLAZNIA- TIRANA
Skuadra shkodrane nuk do te luaje siç luajti fazen e dyte ne Tirane. Presioni i madh qe ajo ka per ta fituar me çdo kusht kete ndeshje, mund ta vere ne veshtiresi.Tirana ndoshta do te luaje e qete, per te marre minimumi nje barazim, por une kete here do te flas edhe pak si tifoz i Vllaznise dhe them se ajo do te fitoje.
DINAMO- KUKESI
Dinamo duket se eshte ringjallur me fitoren e fundit ne Korçe por serish presioni i emrit qe ka do ta vere ne veshtiresi per t’u larguar nga pozitat ku ndodhet ne renditje. Nga ana tjeter, Kukesi e ka te domosdoshme per te marre fitoren sepse vetem keshtu mund te siguroje Kupat e Europes dhe prandaj mendoj se ai ka me shume shanse per te fituar.
LAÇI- SKENDERBEU
Me logjike dhe shume gjera te tjera, mendoj se nuk duhet te vihet ne diskutim fitorja e Laçit qe eshte ende ne loje per titullin kampion.
TEUTA- KASTRIOTI
Kastrioti ka bere mire ne keto ndeshjet e fundit dhe po tregon shume grinte ne fushe, çka do te beje qe t’ia veshtiresoje shume punen Teutes. Me shume e shoh si nje barazim kete ndeshje./SHKODRA-SPORT.COM/