“Abissnet Superiore” rikthehet sërish. Në dy ditë, nesër dhe pasnesër, do të luhen sfidat e javës së 25-të të saj të cilat pritet të dhurojnë sërish shumë emocione. Gazeta “Shkodra Sport” vijon sërish edhe kete jave, te sjelle prognozen e çdo ndeshje dhe kjo do te behet nga gazetari i njohur sportiv Pirro Ruvina.
EGNATIA- PARTIZANI 1
Dy skuadrat vijne ne kete takim ne plan te pare jo te barabarta. Egnatia po kalon nje moment shume te mire, shoqeruar me nje seri fitoresh rradhazi, ndersa Partizani vjen me shume mungesa dhe me rezultate jo te mira ne takimet e fundit. Si rrjedhoje, mendoj se shanset me te medha per te fituar i ka Egnatia.
DINAMO- VLLAZNIA 1
Sfide interesante pritet te jete ajo qe do te luhet ne “Elbasan Arena”. Dinamo vjen ne kete perballje pas nje mini- krize qe ka kaluar se fundi, por fale Ilir Dajes ne pankine mendoj se do ia dale te fitoje ndaj Vllaznise.
BYLIS- ELBASANI 1
Si njera ashtu edhe tjera vijne pas problemesh te kaluara ne ndeshjet e fundit, madje tek Bylis ka edhe nje trajner te ri ne pankine per kete perballje siç eshte Gentian Mezani. Mendoj se ballshiotet do kene me shume motiv per te kerkuar fitoren ndaj elbasanasve dhe besoj se do ia dalin.
LAÇI- TEUTA 1
Fitorja ne Korçe e ka rritur shume entuziasmin tek ekipi i Laçit qe do te kerkoje fitoren edhe ndaj Teutes, per me teper qe kjo e fundit do te kete disa mungesa te rendesishme. Besoj se me shume shanse per fitore do i kene vendasit.
TIRANA- SKËNDERBEU 1
Ndonese me shume mungesa ne rradhet e saj, Tirana ka marre “zemer” nga barazimi ne derbi dhe do te kerkoje fitoren ndaj Skenderbeut qe do t’i duhet te beje tashme edhe pa Rashicen e larguar. Jam i mendimit se kete ndeshje do ta fitojne bardheblute.(www.shkodrasport.com)