“Abissnet Superiore” rikthehet sërish. Në dy ditë, sot dhe nesër, do të luhen sfidat e javës së 26-të të saj të cilat pritet të dhurojnë sërish shumë emocione. Gazeta “Shkodra Sport” vijon sërish edhe kete jave, te sjelle prognozen e çdo ndeshje dhe kjo do te behet nga gazetari i njohur sportiv Pirro Ruvina.
VLLAZNIA- ELBASANI 1
Nje sfide qe pritet te jete interesante. Me Elbasanin qe kerkon te mbetet ne gare per nje vend ne katershe, por do ta kete shume te veshtire me Vllaznine, skuader kjo qe duket e vendosur per t’i shkuar deri ne fund pretendimeve te saj per t’u shpallur kampione kete sezon. Mendoj se me shume shanse per te fituar sot i kane vendasit.
PARTIZANI- BYLIS X
Te kuqte ende nuk e kane marre veten nga largimi i kater prej lojtareve me te mire te saj gjate merkatos se janarit, edhe pse ata qe i kane zevendesuar duket se nuk e kane nivelin e tyre. Perballe do te kene nje skuader si Bylis e cila po tenton fort te mbetet ne Superiore dhe do te synoje te mos dale pa pike sot nga “Arena e Demave”. Parashikoj nje “X” per kete takim.
DINAMO CITY- LAÇI 1
Skuadra e Ilir Dajes ka kaluar momente jo te mira muajin e fundit dhe do te kerkoje kthesen ne sfiden ndaj Laçit. Ky i fundit po ben paraqitje te mira ne keto ndeshje, megjithate do ta kete shume te veshtire ndaj Dinamos dhe mendoj se kjo e fundit do ta fitoje kete takim.
SKENDERBEU- EGNATIA X
Korçaret serish te fundit, por shpresat vazhdojne t’i kene te forta per mbijetese. Do te perballen me skuadren me te mire te momentit- Egnatian, megjithate une parashikoj nje duel te forte ne stadiumin e Korçes dhe ne fund nje barazim mes ketyre dy skuadrave.
TEUTA- TIRANA X
Durrsaket “nuk po gjejne rehati” ne stol qe pas largimit te Edi Martinit. U largua edhe Devolli dhe ne kete sfide do t’i drejtoje zevendestrajneri Hodo. Perballe do te kete nje Tirane qe pati nje frymemarrje me fitoren ndaj Skenderbeut javen e kaluar, por gjithsesi kete here shoh me shume nje barazim ne perballjen qe do te luhet ne “Niko Dovana”.(www.shkodrasport.com)