“Abissnet Superiore” rikthehet sërish. Në dy ditë, nesër dhe pasnesër do të luhen sfidat e javës së 27-të të saj të cilat pritet të dhurojnë sërish shumë emocione. Gazeta “Shkodra Sport” vijon sërish edhe kete jave, te sjelle prognozen e çdo ndeshje dhe kjo do te behet nga gazetari i njohur sportiv Pirro Ruvina.#
LAÇI- VLLAZNIA 2
Ndeshja qe do te hape kete jave do te jete ajo qe do te luhet ne Laç ne mes skuadres vendase dhe asaj te Vllaznise. Kjo e fundit vjen ne kete perballje me entuziasmin e kualifikimit ne Kupe dhe si rrjedhoje do te tentoje te fitoje edhe ne kampionat, ndaj nje Laçi te rene moralisht nga lamtumira prej kompeticionit te Kupes. Si rrjedhoje mendoj se me shume shanse per te fituar kane shkodranet.
ELBASANI- PARTIZANI 1
Vendasit jane eliminuar nga Kupa dhe per te tentuar Europen kane vetem nje shprese: Kampionatin. Ate mund ta arrijne vetem nese e rihapin garen per vendin e katert dhe neser kane nje shans te madh sepse do te ndeshen me skuadren qe mban aktualisht kete vend. Diferenca aktuale eshte 9 pike dhe ne rast fitoreje, do te shkoje ne 6. Nje situate e cila neser pritet te shfaqet edhe ne fushe dhe mendoj se me shume shanse per te fituar ka Elbasani sesa Partizani.
BYLIS- SKËNDERBEU 1
Korçaret hoqen dore nga Kupa per te menduar gjoja tashme per kampionatin, por ne Ballsh do ta kene shume te veshtire kete jave. Kjo sepse Bylisi vendas po kalon nje moment te mire edhe pas fitores javen e kaluar ndaj Partizanit. Parashikoj nje fitore te tij ne kete sfide qe do te luhet ne “Adush Muça”.
EGNATIA- TEUTA 1
Sfidat e viteve te fundit si ne Durres ashtu edhe ne Rrogozhine kane dhuruar rezultate me te mira per Teuten, por kete here jam i mendimit se do te ndodhe ndryshe. Egnatia nuk ka nder mend qe te leshoje vendin e pare te renditjes dhe per kete arsye une parashikoj nje fitore te kesaj skuadre.
TIRANA- DINAMO X
Nje derbi qe pritet me shume interes per vete pozitat e te dy skuadrave. Tirana po kalon momente te veshtira, por kjo nuk do te thote se do ta kete te veshtire ndaj Dinamos dhe madje do te synoje fitoren ndaj saj. Por a do te jete dakord kundershtari? Sigurisht qe jo sepse edhe ai deshiron kreun e renditjes. Ne keto rrethana, parashikoj nje barazim ne mes ketyre dy skuadrave.(www.shkodrasport.com)