“Abissnet Superiore” rikthehet sërish. Në dy ditë, nesër dhe pasnesër do të luhen sfidat e javës së 30-të të saj të cilat pritet të dhurojnë sërish shumë emocione. Gazeta “Shkodra Sport” vijon sërish edhe kete jave, te sjelle prognozen e çdo ndeshje dhe kjo do te behet nga gazetari i njohur sportiv Pirro Ruvina.

VLLAZNIA- SKËNDERBEU 1

Dy skuadra ne nivele krejtesisht te kunderta ne renditje, por qe ne fushen e lojes nuk do te kene shume diferenca. Megjithate, jam i mendimit se Vllaznia do te kete me shume force e deshire per te marre trepikeshin dhe per te tentuar kreun dhe prandaj parashikoj nje fitore te saj.

EGNATIA- TIRANA 2

Egnatia vazhdon te jete ne vendin e pare te renditjes, megjithate ne ndeshjet e fundit ka treguar se edhe mund te gaboje. Per me teper qe neser pritet te kete 3-4 mungesa shume te rendesishme ne formacion. Dhe perballe nje Tirane ne pozita te veshtira, por me shume ego per t’iu larguar fundit dhe mendoj se do ia dale te marre nje fitore me shume vlere ne Rrogozhine.

BYLIS- LAÇI 1

Nje sfide vertete interesante ne mes dy skuadrave te cilat i ndan vetem nje pike ne renditje. Ne keto rrethana, parashikoj nje shans me shume te vendasve per ta fituar kete sfide qe do te prodhoje edhe gola.

ELBASANI- DINAMO 1

Perballja e ketyre dy skuadrave pritet me interes. Ato na kane dhuruar ndeshje shume te bukura gjate ketij kampionati dhe e tille do te jete edhe sfida e se dieles. Megjithate jam i mendimit se Elbasani do te sakrifikoje me shume per ta fituar ndeshjen dhe ne fund do ia dale.

PARTIZANI- TEUTA 1

Durrsaket vazhdojne te vuajne sa i takon pikeve te marra dhe prandaj ndodhen ne vendin e parafundit ne renditje. Megjithate edhe kete here ndaj Partizanit do ta kene te veshtire te marrin pike. Te kuqte jane “zgjuar” me fitoren javen e kaluar ne Korçe dhe do te tentojne nje te dyte rradhazi per te konsoliduar pozitat ne renditje dhe mendoj se do ia dalin.