“Abissnet Superiore” rikthehet sërish. Në dy ditë, nesër dhe pasnesër do të luhen sfidat e javës së 31-të të saj të cilat pritet të dhurojnë sërish shumë emocione. Gazeta “Shkodra Sport” vijon sërish edhe kete jave, te sjelle prognozen e çdo ndeshje dhe kjo do te behet nga gazetari i njohur sportiv Pirro Ruvina.
LAÇI – ELBASANI X
Java do te hapet me nje sfide interesante qe do te luhet ne Laç ne mes dy skuadrave qe ne pamje te pare jane ne pozita disi komode ngaqe ndajne vendet 5-6 te renditjes, megjithate elbasanasit ende kane shpresa per te katertin ndersa laçianet duan t’i largohen njehere e mire rrezikut te renies. Si rrjedhoje, parashikoj nje sfide shume te forte qe ne fund nuk do te kete fitues.
TIRANA- BYLIS 1
Te dyja skuadrat ndodhen ne pozita te veshtire dhe do te tentojne fitoren, por me shume shanse mendoj se do te kete Tirana e cila pavaresisht se rezultatet e fundit nuk i ka patur shume pozitive, serish ka bere lojera te mira dhe prandaj mendoj se kete here do te rikthehet tek fitorja.
DINAMO- PARTIZANI X
Nje “parapergatitje” per “Final 4”. Dinamo dhe Partizani do testojne njera- tjetren ne kete ndeshje e cila pritet te kete nje futboll te bukur dhe ne fund jam i mendimit se nuk do te kete fitues sepse ky 90 minutesh do te mbyllet ne barazim.
TEUTA- SKENDERBEU X
Sfida e fundit te renditjes do te vere perballe njera- tjetres ne stadiumin “Niko Dovana” Teuten vendase dhe Skenderbeun. Te dy keto ekipe po kalojne momente shume te veshtira dhe prandaj nuk do te mund t’i imponohen ne fushe prandaj dhe parashikoj se gjithçka ka per t’u mbyllur ne barazim.
EGNATIA- VLLAZNIA 1
Nje tjeter perballje e “Final 4” do te luhet ne Rrogozhine mes Egnatias dhe Vllaznise. Diferenca prej 4 pikesh flet ne favor te vendasve te cilet po ashtu kane patur me pak oshilacione dhe ndonese me mungesa do te dine te fitojne ndaj Vllaznise e cila nuk po kalon momente te mira, sidomos pas asaj humbje ne shtepi ndaj Skenderbeut.