8“Abissnet Superiore” rikthehet sërish. Në dy ditë, nesër dhe pasnesër do të luhen sfidat e javës së 32-të të saj të cilat pritet të dhurojnë sërish shumë emocione. Gazeta “Shkodra Sport” vijon sërish edhe kete jave, te sjelle prognozen e çdo ndeshje dhe kjo do te behet nga gazetari i njohur sportiv Pirro Ruvina.

SKENDERBEU- DINAMO 1

Pavaresisht se luajne dy skuadra me objektiva krejt te kunderta, ne stadiumin e Korçes mendoj se do te zhvillohet nje perballje e forte dhe ne fund, nisur edhe nga deshira me e madhe per fitore, parashikoj nje fitore te Skenderbeut sepse vetem keshtu mund t’i largohet fundit te renditjes.

PARTIZANI- LAÇI 1

Ndryshimi i trajnerit tek Partizani dhe ardhja ne pankinen e tij e nje kampioni si Skender Gega mendoj se do te sjelle nje fryme tjeter tek te kuqte dhe per kete arsye parashikoj se ata do te fitojne pavaresisht se perballe do te kene nje kundershtar te forte si Laçi, i cili po ashtu nuk po kalon momente te mira.

VLLAZNIA- TEUTA 1

Loja e bukur ndaj Egnatias, ka sjelle optimizem ne rradhet e kuqebluve dhe ndaj nje skuadre si Teuta qe vazhdon te jete ne ujera te turbullta, do te arrijne te tregojne me te miren e tyre dhe do te marrin nje fitore, me shpresen per te rikapur vendin e dyte te renditjes, qe eshte edhe objektivi i tyre kryesor tani per tani.

BYLIS- EGNATIA X

Ballshiotet vijne pas atij barazimi me shume vlere ne kryeqytet ndaj Tiranes dhe po ashtu edhe Egnatia pas atij me Vllaznine. Si rrjedhoje mendoj se edhe ne kete perballje mes tyre keto dy ekipe nuk do te kete fitues dhe gjithçka do te mbyllet me nje barazim.

ELBASANI- TIRANA 2

Fitorja ne Laç javen e shkuar ka rritur entuziasmin tek elbasanasit, te cilet kane serish shpresa per vendin e katert. Por perballe do te kene nje Tirane e cila ende nuk eshte dorezuar dhe madje mendoj se ajo do te shkaktoje surprizen kete here duke fituar ne “Elbasan Arena” ndaj skuadres vendase.(www.shkodrasport.com)