“Abissnet Superiore” rikthehet sërish. Në dy ditë, nesër dhe pasnesër do të luhen sfidat e javës së 33-të të saj të cilat pritet të dhurojnë sërish shumë emocione. Gazeta “Shkodra Sport” vijon sërish edhe kete jave, te sjelle prognozen e çdo ndeshje dhe kjo do te behet nga gazetari i njohur sportiv Pirro Ruvina.
LAÇI- SKENDERBEU 1
Do te jete nje sfide shume interesante e cila ka nisur me provokimet e laçianeve. Vete pozitat e tyre ne renditje kur ndodhen ne te njejten kuote pikesh, e bejne kete perballje te rendesishme kur kane mbetur edhe kater nga fundi i kampionatit. Parashikoj me shume shanse per fitore te vendasve.
DINAMO- TEUTA 1
Dinamo ka me shume shanse per te fituar sepse do me çdo kusht njerin prej dy vendeve te para te renditjes dhe padyshim qe po te kerkoje te shfryteroje momentin aspak te mire qe po kalojne durrsaket te cilet renditen ne vendet e fundit te renditjes. Mendoj se blute do te marrin nje trepikesh me shume vlere ne kete perballje.
BYLIS- VLLAZNIA 1
Shkodranet po hasin shume veshtiresi per te fituar nje ndeshje prej nje faze te plote dhe kjo tregon se nuk po kalojne nje moment te mire. Nga ana tjeter, Bylis deshiron t’i largohet sa me shume dy vendeve te fundit dhe do te tentoje te shfrytezoje faktorin fushe. Parashikoj nje fitore te ballshioteve.
TIRANA- PARTIZANI 1
“Derbi” kryeqytetas vjen kete here me dy skuadrat ne ekstreme te kunderta. Bardheblute te fundit ndersa te kuqte shume prane finales se Kupes dhe ne vendin e katert ne kampionat. Jam i mendimit se Tirana do te shfaqe me shume deshire per fitore sepse nuk i shkon per shtat kesaj skuadre te jete e fundit ne renditje dhe parashikoj fitore te saj.
EGNATIA- ELBASANI 2
Egnatia ka siguruar “Final 4” dhe madje thuajse edhe vendin e pare dhe do te kete luksin qe ne keto ndeshjet e fundit te kontrolloje gjithçka. Kete here mendoj se do te jete Elbasani qe do te kete me shume deshire per fitore ngaqe ka serish shanse per vendin e katert ne renditje. Parashikoj nje fitore te miqve ne kete perballje.(www.shkodrasport.com)