“Abissnet Superiore” rikthehet sërish. Nesër, të gjitha në të njëjtin orar, do të luhen sfidat e javës së 34-të të saj të cilat pritet të dhurojnë sërish shumë emocione. Gazeta “Shkodra Sport” vijon sërish edhe kete jave, te sjelle prognozen e çdo ndeshje dhe kjo do te behet nga gazetari i njohur sportiv Pirro Ruvina.

VLLAZNIA- DINAMO 1

Te dy ekipet kane nevoje per ta fituar kete ndeshje, por shkodranet duhet te kene me shume deshire per te marre tre piket dhe per te siguruar edhe ata “Final 4”. Duhet thene se si Vllaznia ashtu edhe Dinamo nuk po kalojne momente te mira, megjithate sfida pritet te jete e bukur dhe une parashikoj nje fitore te vendasve.

TEUTA- LAÇI

Nje perballje shume delikate per te dy ekipet. Kurbinasit ndodhen ne vendin e fundit dhe po ashtu luajne edhe ne transferte dhe do ta kene shume te veshtire ndaj nje Teute qe eshte “ringjallur” javet e fundit dhe prandaj une parashikoj nje fitore te durrsakeve ne “Niko Dovana”.

SKENDERBEU- TIRANA 2

Fitorja ne “derbi” e ka rritur entuziasmin ne kampin bardheblu dhe ndonese edhe korçaret vijne pas nje fitore me shume vlere ne Laç, parashikoj nje sfide shume te forte, por qe ne fund do te gezoje me tre piket e fitores Tiranen.

PARTIZANI- EGNATIA 1

Te kuqte tashme rrezikojne shume seriozisht vendin e katert te renditjes dhe per kete arsye do te bejne nje kthese neser duke fituar ndaj Egnatias kryesuese, skuader kjo qe “ia ka varur” disi kampionatit keto ndeshjet e fundit, ndoshta edhe nisur nga fakti qe thuajse e ka siguruar vendin e pare.

ELBASANI- BYLIS X

Eufori e madhe ne kampin elbasanas sepse kane shume shpresa per te zene nje vend ne “Final 4”, por kjo mund t’i beje dem dhe ndaj Bylisit te motivuar edhe nga fitorja ndaj Vllaznise, nuk mendoj se do ia dale te fitoje. Parashikoj nje barazim ne sfiden e neserme ne “Elbasan Aren”.