“Abissnet Superiore” rikthehet sërish. Nesër, të gjitha në të njëjtin orar 15:30, do të luhen sfidat e javës së 36-të të saj, e fundit e kampionatit të rregullt, sfid këto të cilat pritet të dhurojnë sërish shumë emocione. Gazeta “Shkodra Sport” vijon sërish edhe kete jave, te sjelle prognozen e çdo ndeshje dhe kjo do te behet nga gazetari i njohur sportiv Pirro Ruvina.

SKËNDERBEU- BYLIS 2

Nje sfide shume interesante do te jete ajo qe do te luhet neser ne Korçe ku perballe njera- tjetres do jene Skenderbeu dhe Bylis. Dy skuadra qe rrezikojne renien dhe ky 90 minutesh do te jete shume percaktues. Paversisht se shumekush mendon se korçaret jane favorite ngaqe luajne ne fushen e tyre, une parashikoj nje fitore te ballshioteve.

PARTIZANI- ELBASANI 2

Sfida qe do te caktoje edhe skuadren e katert qe do te vijoje garen ne “Final 4” pritet te jete shume e luftuar. Partizani vjen pas nje momenti negativ te ardhur nga eliminimi i tij nga Kupa, ndersa tek Elbasani ka entuziasem dhe si rrjedhoje parashikoj nje fitore te ketij te fundit.

DINAMO- TIRANA 2

E vetmja shprese qe Tirana te shpetoje eshte qe te fitoje ndaj Dinamos dhe mendoj se keshtu do te ndodhe, pavaresisht se blute mund te kene shpresa per vendin e dyte por mesa duket nuk do ta tentojne ate.

TEUTA- EGNATIA 2

Nje sfide pa shume interes. Te dy ekipet thuajse e kane arritur objektivin e tyre dhe prandaj mendoj se ne kete 90 minutesh do te vendose cilesia e lojtareve te Egnatias dhe fitorja do t’u takoje atyre.

VLLAZNIA- LAÇI 1

Ne “Loro Boriçi”, Laçi pritet te rregjistroje rikthimin pas shume vitesh serish ne kategorine e pare. Vllaznia eshte e vendosur per te mos e leshuar vendin e dyte dhe prandaj ajo do ta fitoje kete ndeshje.