Në Shkodër e kanë një idhull. E konsiderojnë më të madhin e futbollit shkodran madje shumëkush mendon se nëse do të kishte publicitetin e Panajot Panos, mund të ishte edhe më I madh se ai. Por në fakt, Sabah Bizi asnjëherë nuk I ka kushtuar rëndësi këtyre gjërave.
Ka qenë gjithnjë aty ku e kanë kërkuar, I thjeshtë dhe pa reklamë. Ka dhënë gjithnjë më të mirën dhe po ashtu, ka marrë edhe vlerësimet e duhura. Sot në gjithë Shqipërinë, nuk besojmë se ka njeri që nuk ka dëgjuar për Sabah Bizin. Kuptohet për atë “të kaluarin” sepse ky “I tashmi” ka jo pak probleme e halle.
Humbja e shikimit e ka dënuar rëndë atë. Aq sa, ka menduar shumë zgjidhje por ka ndryshuar mendje. Ikona e futbollit shkodran dhe atij shqiptar, ka tre vite që nuk shikon. Në turqisht “Sabah” është mëngjesi, lindja e diellit dhe nisja e një dite të re.
Por në fakt, në rastin tonë, ai nuk është më “Sabah” por “Aksham”. Një tjetër fjalë turke që përshkruan afrimin e mbrëmjes, të territ të saj. Dhe për mjeshtrin Bizi, “terri” ka gati katër vjet që ka ardhur.
Ai ka pranuar me kenaqesi te rrefeje per “Shkodra Sport” problemet qe po kalon dhe veshtiresine qe i ka sjelle kjo gje. Natyrisht qe nuk mund te mos fliste per Vllaznine.
Vuajtjet që I solli humbja e shikimit
E takojmë Sabahun në pedonalen pranë Urës së Bunës. I shoqëruar nga I biri, ai pranon me kënaqësi të ulemi e të bisedojmë. Jo për karrierën sportive sepse ajo flet vetë, por për problemet aktuale që ai po has. Vetë ai ndjehet keq kur e pyet se si ndjehet.
“Gjithçka mund të kisha menduar për problemet që mund të më linte sporti sepse siç dihet pas lënies së karrierës sportistët duhet të jenë në aktivitet në mënyrë që të mos kenë probleme shëndetësore. Por se mund të më vinte ky fund me këto problemet e shikimit, kurrë se kisha menduar.
Një situatë tepër e rëndë e cila më ka shkaktuar shumë vuajtje”- thotë ai. Disa probleme të vogla që kishte në fillim me shikimin, mendoi t’I zgjidhje me një ndërhyrje kirurgjikale dhe ajo në vend që t’I zgjidhte këtë problem, ia thelloi edhe më shumë.
Më pas edhe një ndërhyrje e dytë, një e tretë… por asnjë përmirësim. Dëshpërimi për njeriun që gjithnjë ka qenë në lëvizje ka qenë jashtëzakonisht I madh kur I kanë thënë se nuk do të shikonte më. Për disa muaj është mbyllur brenda në shtëpi sepse “I vinte turp” ta shikonin ashtu.
“Nuk kisha dëshirë të dilja jashtë shtëpisë. Fillimin e pata pak të vështirë sepse nuk kisha dëshirë që njerëzit të më shihnin në rrugë duke ecur I shoqëruar ngaqë nuk mund të shikoja. Pata probleme të mëdha në fillim derisa u ambjentova. E kuptova se nuk kisha rrugë tjetër përveçse të lëvizja.
Dhe sot aktualisht, pavarësisht se kanë kaluar gati katër vite, bëj pothuajse 15 km në ditë ecje paradite dhe pasdite. Jam gjithnjë me bashkëshorten përkrah por nuk më mungojnë përshëndetjet e zakonshme të shokëve, miqve dhe njerëzve të thjeshtë që më respektojnë për atë që kam bërë për sportin”- thotë Mjeshtri I Merituar I Sportit Sabah Bizi.
“Nuk do ia uroja as armikut”
Mërzia është prezente gjithnjë tek ai. E quan një fatkeqësi të madhe për këdo humbjen e shikimit, madje siç thotë edhe vetë, nuk do ia uronte as armikut. “Vërtetë ndjehem disi më lehtë ngaqë dal nga shtëpia dhe mundohem të lëviz e të kaloj kohën, megjithatë brenda kuadrit të mungesës së shikimit. Ato që e kanë ndoshta nuk ia dinë rëndësinë por në fakt kjo është një fatkeqësi e madhe dhe unë nuk ia uroj askujt, as armikut”- thotë ai.
Braktisja e miqve
Sabah Bizi gjatë gjithë jetës së tij ka qenë mes shokësh e miqsh por në fakt, kohët e fundit ata sikur I janë rralluar. Për këtë atij I vjen keq dhe ndonëse nuk ka dëshirë ta pranojë, mundohet t,I justifikojë ato me punët dhe angazhimet që kanë.
“Gjatë kohës që unë dal për të ecur, sigurisht që takohem me shokë, pimë ndonjë kafe dhe mundohemi të kalojmë kohën. Janë plot 35 vjet që kam lënë sportin megjithatë njerëzit asnjëherë nuk më kanë harruar dhe kjo më bën të ndihem mirë. Mbase kolegët dhe miqtë e mi janë “rralluar” disi dhe nuk I kam më pranë por I mirëkuptoj sepse secili ka jetën dhe angazhimet e tij”-shton Bizi.
“Do jepja gjithë pasurinë për pak shikim”
Gjatë karrierës së tij ka fituar disa trofe, ka siguruar disa të ardhura dhe me to ka ndërtuar jetën. Por Sabah Bizit aktualisht nuk I bëjnë punë asnjë nga këto. Do t,I jepte të gjitha vetëm për pak shikim. “Me dhanë trofetë nuk është asgjë sepse nuk po më duhen asgjë. Por jo vetëm kaq.
Edhe shtëpinë ku jetoj do ta kisha dhënë, vetëm që të kisha pak shikim. Jo për të parë si ju Gjergji, por të paktën për të parë sadopak në tavolinë a je I krehur apo I pakrehur, a je I rruar apo I parruar. Vetëm ai që nuk e ka shikimin, ia di rëndësinë, të tjerët jo”- shprehet ish- mesfushori I njohur I Vllaznisë, Partizanit dhe kombëtares.
Ndjekja e ndeshjeve me radio
Sabah Bizi nuk mundet dot të jetë në stadium për të ndjekur ndeshjet e futbollit të skuadrës së tij të zemrës, por kjo nuk do të thotë se ai nuk e ndjek Vllazninë. Do thoni ju, me çfarë e ndjek? Përmes radios. Po, po. Vërtetë, përmes radios. E thotë vetë ai kur shton:
“Prej sportit e kam të vështirë të shkëputem aq më tepër unë që kam një jetë të tërë që ia kam kushtuar atij, fillimisht si sportist dhe më pas për vite të tëra në përgatitjen e brezit të ri. Ndjej një defekt të madh në këtë drejtim se nuk mund të jem fizikisht në stadiumin “Loro Boriçi” për të ndjekur Vllazninë dhe për ta konceptuar futbollin ashtu si e dua unë.
Megjithatë tashmë jam kthyer në një tifoz të të gjitha kategorive futbollistike dhe kaloj orë të tëra me radio në vesh duke dëgjuar ndeshjet. Duke dëgjuar radiokronistët, mundohem të përshkruaj atë çfarë po ndodh në fushë. Sigurisht që tani nuk janë më ata komentatorët e mëparshëm dhe këta aktualët janë më shumë tifozë të skuadrave të tyre, aq sa nganjëherë të krijohet përshtypja se në ndeshje do të shënohen nga 20 gola.
Megjithatë tashmë jam mësuar me to dhe kënaqem duke përjetuar emocionet e ndeshjeve. Jam mësuar kështu. E konceptoj gjithçka ndodh në fushë sipas mendjes time duke mos patur nevojë të ju pyes ju apo tifozët e tjerë se çfarë ndodh në fushë sepse e imagjinoj të plotë atë”.
Mjeshtri e ka gjetur zgjidhjen, por një zgjidhje nga halli. Vërtetë ai e koncepton se çfarë ndodh në fushë por pa mundur dot ta shohë, gjithsesi kjo është një zgjedhje e detyrueshme për të.
“Vllaznia shpesh më lë edhe pa gjumë”
Karriera e Sabah Bizit flet vetë. Nuk është mbase shumë e nevojshme ta përshkruash atë çfarë ka bërë ky xhevahir I futbollit. I pyetur se kujt ia dedikon atë çfarë ka arritur, mjeshtri përgjigjet: “Kam luajtur edhe me ekipe të tjera si me Partizanin, me kombëtaren apo dhe me Shpresat, por aktivizimi me Vllazninë ka qenë diçka e veçantë për mua.
Kam lindur në Shkodër, kam luajtur me topa të vegjël llastiku aty, mora emër në Shkodër dhe kur kam shkuar në Tiranë, kam shkuar si futbollist I përgatitur dhe prandaj gjithçka ia dedikoj këtij qyteti, kësaj skuadre- Vllaznisë.
Nuk ka si të jetë ndryshe përveç jam një tifoz me shpirt, me zemër dhe mbase ndonjëherë edhe me shqetësime dhe pa gjumë për Vllazninë. Më vjen keq e them edhe njëherë tjetër për situatën aktuale dhe padyshim që kjo skuadër duhet të jetë pararojë e futbollit shqiptar”.
Gjergj KOLA