Nga Maringlen ZHIVANI
Trajneri i njohur shkodran, Samuel Nikaj ka nisur një aventurë të re në drejtimin e një ekipi kosovar. Nga sa mësohet nga burime të “Shkodra Sport” bëhet fjalë për FC Prizreni, një skuadër që synon ngjitjen në Ligën e Parë dhe duket se ka gjetur pikërisht njeriun e duhur për të vijuar drejt këtyre objektivave. Nikaj ka një përvojë të pasur në ngjitjen e ekipeve një Kategori më lart, teksa sukseset nuk i kanë munguar me skuadra si Flamurtari i Prishtinës, Vushtria, Kastrioti dhe Pogradeci. Pas largimit nga këta të fundit, Nikaj ishte në rolin e opinionistit në studiot televizive lokale të Shkodrës, duke dhënë herë pas herë mendime të vyera për ekipin e Vllaznisë. Megjithatë, tashmë me afrimin e Samuel Nikajt në pankinë, FC Prizreni synon që të arrijë objektivin e tij, që është ngjitja në Ligën e Parë kosovare.
Nga Maringlen ZHIVANI
Trajneri i njohur shkodran, Samuel Nikaj ka nisur një aventurë të re në drejtimin e një ekipi kosovar.
Nga sa mësohet nga burime të “Shkodra Sport” bëhet fjalë për FC Prizreni, një skuadër që synon ngjitjen në Ligën e Parë dhe duket se ka gjetur pikërisht njeriun e duhur për të vijuar drejt këtyre objektivave.
Nikaj ka një përvojë të pasur në ngjitjen e ekipeve një Kategori më lart, teksa sukseset nuk i kanë munguar me skuadra si Flamurtari i Prishtinës, Vushtria, Kastrioti dhe Pogradeci.
Pas largimit nga këta të fundit, Nikaj ishte në rolin e opinionistit në studiot televizive lokale të Shkodrës, duke dhënë herë pas herë mendime të vyera për ekipin e Vllaznisë. Megjithatë, tashmë me afrimin e Samuel Nikajt në pankinë, FC Prizreni synon që të arrijë objektivin e tij, që është ngjitja në Ligën e Parë kosovare.(www.shkodrasport.com)