Ne ndeshjen e sotme ndaj Elbasanit ka treguar edhe njehere tjeter vlerat e nje “strategu” te vertete. Ndonese ishte nje ndeshje percaktuese, ndonese luhej ne transferte dhe per 100 minuta skuadra e tij luajti me nje futbollist me pak, ajo vetem qe ka arritur qe te barazoje por edhe ta ruaje kete rezultat deri ne fund.

Samuel Nikaj me rezultatin e sotem po e drejton Pogradecin drejt realizimit te objektivit te tij, ngjitjes ne kategorine e pare. Trajneri shkodran ne fakt e ka pervojen e duhur per te arritur sukses me ekipet qe drejton dhe kete gje po tenton edhe me liqenoret sivjet.

Por ndeshja e sotme ne “Elbasan Arena” e cila perfundoi ne barazim ka patur shume tension, e kjo ka vazhduar edhe pas perfundimit te saj teksa jane thyer xhamat e autobusit te Pogradecit. Per te mesuar diçka me shume ne lidhje me ngjarjet e sotme, gazeta “Shkodra Sport” ka intervistuar trajnerin Samuel Nikaj, prononcimin e te cilit mund ta ndiqni me poshte:


– Nikaj, jeni i lumtur per barazimin sot ndaj Elbasanit, per nga menyra si shkoi ndeshja?

Ishim pergatitur per fitore pasi kemi potencial, por ndeshja nisi ne malore pasi qe ne minuten e 3-te gjate nje goditje standarte u ndeshkuam me penallti dhe karton te kuq. Megjithate gjetem forca dhe administruam perfekt topin gjate pjeses se pare duke dhuruar spektakel. Fillimi pjeses se dyte u shoqerua me golin tone dhe pastaj leshuam pak territor duke administruar barazimin, por dhe duke u orientuar ne kundrasulme te shpejta.

Patem mundesi dhe per te fituar por dhe barazimi eshte i kenaqshem. Une dua te falenderoj futbollistet e mi per ate se çfare paraqiten ne fushen e lojes. Thjesht kane qene perfekt ne çdo aspekt, tekniko-taktik, fizik dhe psikologjik.

– Shume kontestime per 11-metershin e dhene kunder Pogradecit. Mendoni se arbitrimi ishte i qellimshem kunder jush?

Duhen pare rastet e diskutushme megjithate nuk dua te prononcohem me per arbitrat. E kam bere kete gje nje rast tjeter, para dy viteve dhe jam penduar. Le te gjykojne organet kompetente.


– Keni luajtur thuajse 90 minuta apo me shume me 10 futbolliste, megjithate ia dolet te barazonit. Nje merite e juaja personale por edhe e gjithe skuadres kjo. Ishte e veshtire?

Ndeshja zgjati 106 minuta dhe ne 103 minuta ishim ne inferioritet numerik, por meriten e kane djemte qe luajten ne ndeshje derbi dhe ndeshje me rivalitet, diferencen e bejne lojtaret. Ne ndeshjet me skuadrat me te dobeta eshte merita dhe autoriteti i tranjerit qe vendos, prandaj sot publikisht i falenderoj djemte per performancen.

– Shume tension ne kete ndeshje. Pse keshtu?

Tension pati me shumice por eshte normale. Luajtem dy skuadrat me te forta, plus eshte nje fare derbi dhe eshte normale qe ka tension, megjithate jane gjera te sportit qe ndodhin ne fushe dhe duhet te ngelin aty.


– Por ne fakt nuk ngeli aty. Tifozet e Elbasanit jua kane sulmuar autobuzin ne perfundim te ndeshjes. Keni nje reagim per kete gjest te tyre?

Elbasani eshte nder 4-5 qytetet me me tradite ne futbollin shqiptar dhe shquhet per tifozeri te zjarrte. Une mendoj se futbolli ka nevoje per tifozeri. Ai ishte nje incident i pahijshem dhe mendoj qe dhe tifozet elbasanas e denojne nje akt te tille nga individe te caktuar qe nuk perfaqesojne tifozet e Elbasanit.

– Sa ju vlen ky barazim, jeni serish me pike te barabarta?

Barazimi na le ne pozita te njejta. Lufta vazhdon,kemi dhe 9 finale dhe me Zotin para besoj se do ia dalim.


– E meriton Pogradeci te jete ne kategorine e pare?

E meriton 100 %, kemi kushte te mira dhe eshte qytet futbol dashes dhe shume fair play. Plus ka furnizuar me lojtare shume skuadra te Superiores./SHKODRA-SPORT.COM/