Laçi e nisi me nje barazim ne shtepi ndaj Tiranes ne ndeshjen e hapjes se kampionatit, nje rezultat jo i keq nisur nga perberja por edhe problemet e shumta qe kane shoqeruar kete skuader kohet e fundit.
Ajo qe ra ne sy ne kete takim ka qene mungesa e kapitenit Serxho Ujka. Gazeta “Shkodra Sport” meson se lojtari vazhdon te tentoje te largohet nga skuadra kurbinase duke qene se tek Egnatia e presin, por nderkohe presidenti Laska nuk e ka nder mend t’i jape lejen e kalimit.
Ne keto rrethana dhe ne kete situate, trajneri Cungu nuk ka mundur dot ta perfshije ne skuader duke qene se lojtari nuk e ka me mendjen tek Laçit por sheh gjetke. Mungesa edhe e ketij futbollisti ne repartin e mesfushes pati ndikimin e vet ne loje, por ajo qe duhet sqaruar sa me pare eshte se cila do te jete e ardhmja e tij.
Ne rast largimi, ky do te ishte nje tjeter problem per stafin teknik i cili ka nje kontigjent te reduktuar futbollistesh ne dispozicion dhe kjo ben qe pretendimet e Laçit per sezonin e ri mesa duket do te jene serish minimale./www.shkodrasport.com/