Shqiperia “i rremben” nje talent Italise. 16 vjeçari me origjine nga Lezhe Denis Prendi qe luan me ekipet e moshave te Breshias, ne muajin nentor ka qene i grumbulluar me kombetaren axurre, nderkohe qe kohet e fundit ka qene Federata Shqiptare e Futbollit qe ka nxituar ta binde per t’u veshur kuqezi dhe ia ka dale.

Gazeta “Shkodra Sport” ne menyre ekskluzive meson se lojtari dhe familja e tij e kane pranuar ftesen per te perfaqesuar Shqiperine dhe si rrjedhoje i jane pergjigjur pozitivisht kerkeses per grumbullim qe ne muajin janar.

Prendi ne muajin gusht ka mbushur 16 vjeç (i datelindjes 2006), luane ne rolin e qendermbrojtesit dhe eshte i gjate 1.92 metra. Konsdierohet nje lojtar me shume te ardhme dhe jo me kot edhe kombetarja italiane e pat pjese te saj, por jo me.

Siç eshte bere e ditur sot nga FSHF, kombëtarja shqiptare U-17 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër përfaqësueses së Turqisë U-17. Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata Turke e Futbollit kanë arritur së fundmi dakordësinë që këto dy takime të luhen në muajin janar, më konkretisht në datat 18 dhe 20 janar.

Të dyja ndeshjet do të luhen në vendin tonë, ku takimi i parë është caktuar të luhet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ në ora 17:00, ndërsa miqësorja e dytë e 20 janarit është planifikuar të luhet në stadiumin ‘Elbasan Arena’ në ora 15:00.

Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin më 15 janar në Durrës, ndërsa trajneri Bulku do të shpallë listën me lojtarët e grumbulluar për dy miqësoret kundër përfaqësueses turke pak ditë para grumbullimit.

Por “Shkodra Sport” zbulon se nje nga emrat qe do te grumbullohen do te jete ai i lezhjanit Denis Prendi. Ftesa tashme ka shkuar ne klubin e Breshias dhe lojtari do te lihet i lire me date 15 per te udhetuar drejt Shqiperise. Po me kete ekip luan edhe nje tjeter futbollist shqiptar, pikerisht Zylyf Muça qe eshte pjese e Shqiperia U18./SHKODRA-SPORT.COM/