Sulmuesi shkodran Rubin Hebaj gjen ekipin e ri vetem pak dite pas largimit nga Shkendija e Tetoves.
“Shkodra Sport” meson ne menyre ekskluzive se 23 vjeçari ka arritur akordin me ekipin e Teutes dhe tashme mbetet vetem hedhja e firmes ne kontrate, gje qe do te behet ne oret ne vijim.
Hebaj ka luajtur edhe me pare ne Durres dje e njeh shume mire ambjentin sepse ka qene pjese e Teutes para se te transferohej ne Maqedonine e Veriut.
Por tek Shkendia sulmuesi nuk gjeti shume hapesira aktvizimi dhe kjo beri qe te nderpritej kontrata me mirekuptim pot tashme sulmuesi shkodran e ka gjetur menjehere “strehen” e re.
Te Teuta, Hebaj do te gjeje serish trajnerin Edi Martini i cili ia njeh mire vlerat e tij dhe ai beson tek aftesite dhe padyshim qe shpreson shume qe me kete lojtar te gjeje golat e munguar ne pjesen e pare te sezonit./SHKODRA- SPORT.COM/