Veleçiku i Koplikut nuk ka nder mend te ndalet ne rrugen e tij te pretendimeve per te synuar ngjitjen ne kategorine e pare dhe kete gje do ta kerkoje me ngulm deri ne fund te sezonit.

Pikerisht per kete arsye, mesohet se drejtuesit koplikas jane vene ne levizje per te gjetur te tjere lojtare cilesore qe do te sherbejne per ta forcuar skuadren per fazen e dyte te kampionatit.

“Shkodra Sport” meson se diten e hene kur ekipi do te filloje stervitjen, ne dispozicion te trajnerit Dritan Smajli do te jene edhe tre futbolliste te rinj. Behet fjale per lojtare te huaj qe do te vijne per prove tek Veleçiku.

Ende nuk ka informacion per kombesine e tyre, por gazeta meson se ata luajne ne repartet e mesfushes dhe sulmit, reparte keto per te cilat skuadra ka nevoje per lojtare te tjere cilesore. Me ardhjen e tyre, me pas do te jete stafi ai qe do te jape verdiktin per ta, pasi t’i kete pare disa dite ne stervitje.

Kujtojme qe Veleçiku pas 8 ndeshjeve te luajtura deri me tani, ka arritur te grumbulloje 15 pike me 4 fitore, 3 barazime dhe vetem 1 humbje, nderkohe qe golaverazhi i tij eshte prej 14 golash te shenuar dhe 6 te pesuar. Ne vend te trete eshte Valbona po me 15 pike, ne te dytin Vora me 17 nderkohe qe kryeson renditjen Sopoti me 19 pike./SHKODRA-SPORT.COM/