Shkendija e Tetoves eshte vene ne kerkim te trajnerit te ri pas shkarkimit te Shaqirit dhe ne mes emrave qe perfliten per te marre drejtimin e saj jane edhe disa nga Shqiperia. Emri i pare qe u permend ishte ai i Shpetim Durot, trajner qe e ka drejtuar edhe me pare kete skuader. Me pas u permend emri i Orges Shehit qe aktualisht drejton Tiranen.
Por kjo krijoi njefare amullie tek kampionet ne fuqi te vendit dhe si rrjedhoje trajneri Shehi diten e djeshme deklaroi se eshte nen kontrate me ta deri ne majin e vitit te ardhshem duke hedhur poshte edhe kete opsion per pankinen tetovare.
Nderkohe sot ne skene ka dale nje emer tjeter. “Shkodra Sport” meson se drejtuesit e Shkendise jane duke menduar si kandidature te forte per pankinen e tyre, pikerisht trajnerin e kombetares shqiptare te femrave, Armir Grimen.
Per momentin ende asnjera pale nuk e ka pohuar nje gje te tille dhe mbase mund te jete ne fazen e shqyrtimit si kandidature, por gjasat jane qe ne ditet ne vijim te kete bisedime konkrete mes paleve. Grima ka drejtuar me perpara pak kohe Vllaznise si trajner nderkohe qe ka punuar per disa vite si drejtor sportiv, nderkhe qe tashme mban postin e trajnerit te kombetares se femrave.
Me kete te fundit ne eliminatoret e fundit te Kampionatit Europian ka arritur nje rekord qe te grumbulloje me shume pike se asnjehere tjeter. Ndoshta edhe kjo eshte nje arsye qe drejtuesit e Shkendise se Tetoves po e lakojne emrin e tij si kandidature e mundshme per stolin e tyre./SHKODRA-SPORT.COM/