Triumfi ndaj hungarezeve te Ferencvarosh padyshim qe i ka entuziasmuar te gjithe ne kampin shkodran. Nje kundershtar me i forte ne leter, por qe ne fakt ne fushen e lojes nuk beri diferencen me Vllaznine e tij.
Trajneri Nikolin Leka ka vrapuar drejt fushes ne momentin kur portierja Buhigas ka pritur edhe 11-metershin e dyte, ate qe i dha fitoren dhe kualifikimin skuadres qe ai drejton dhe ka gezuar bashke me vajzat dhe pjestaret e tjere te stafit.
Nje sukses mese i merituar dhe qe e ka lumturuar pa mase. Ne nje prononcim te shkurter per “Shkodra Sport” trajneri Leka do te shprehej: “Jam vertete i lumtur ashtu si çdo pjestar tjeter i Vllaznise. Kemi arritur nje kualifikim historik sepse kemi mundur nje skuader me shume pervoje si Ferencvarosh.
Kuptohet qe per mua si trajner nuk ka qene e lehte ta pergatisja kete ndeshje me dy mungesa shume te rendesishme si ato te mbrojtesve me shume pervoje Rrahmani e Bajraktari. Por gjetem zgjidhjet e duhura dhe po ashtu, fale edhe formes se shkelqyer te portieres Buhigas jemi tashme ne turin e dyte te ketij kompeticioni”.
I pyetur nderkohe per turin tjeter, trajneri Leka do te shtonte: “Kuptohet qe veshtiresia tashme eshte edhe shume me e madhe se ne turin e pare. Presim shortin per te mesuar emrin e kundershtarit dhe me pas do te mundohemi te pergatitemi sa me mire per te treguar vlerat tona edhe ndaj tij.
Objektivi i Vllaznise ka qene kalimi i ketij turi dhe kete e arritem. Jemi te lumtur, megjithate do te vazhdojme te shohim perpara. Kjo Vllaznia eshte e mrekullueshme dhe po e tregon me sukseset e saj si ne arenen kombetare ashtu edhe ate nderkombetare”./SHKODRA-SPORT.COM/