U mendua se do t’ia hidhte paq pa ndonje ndeshkim, por nuk ka ndodhur keshtu. Ndonje shkelje e vogel e tifozeve shkodrane ne ndeshjen e pare ndaj Vorskla Kharkiv, i ka kushtuar ekipit te Vllaznise plot 5625 euro ndeshkim nga UEFA.

“Shkodra Sport” ne menyre ekskluzive meson se ky eshte vendimi i marre nga Komisioni i saj i disiplines ne mbledhjen e tij te dates 13 qershor dhe qe i eshte percjelle diten e sotme fillimisht Federates Shqiptare te Futbollit dhe me pas vete klubit Vllaznia.

Po çfare ka raportuar delegatja e ndeshjes si shkelje per te cilen ka ardhur edhe denimi? “Shkodra Sport” meson se Komisioni i Disiplines prane UEFA-s ka vendosur ta gjobise KFF Vllaznia me shumen prej 4 mije eurosh per perdorimin e lazerve nga ana e tifozeve.

Po ashtu, ekipi shkodran eshte gjobitur edhe me shumen prej 1.625 euro per hedhjen e objekteve. Si rrjedhim, ne piken numer 3 te ketij vendimi thuhet se “Gjobat e mësipërme në shumën totale prej 5,625€ duhet të derdhen në llogarinë bankare qe tregohet më poshtë brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi”.

Ne kete menyre, ndonese keto dy ndeshje ishin nje feste e vertete ne Shkoder, serish te deleguarit e UEFA-s kane verejtur disa parregullsi per te cilat ekipi i femrave eshte denuar ne shumen e mesiperme. Ky eshte nje tregues ndoshta qe ne ndeshjet e ardhshme duhen marre masa edhe me te forta, per te parandaluar sjellje te tilla te gabuar te tifozeve sepse ne fund te fundit ajo qe e peson eshte skuadra shkodrane./SHKODRA-SPORT.COM/