Diten e djeshme ka zyrtarizuar “divorcin” me Vllaznine, por duket se mesfushorit shkodran Uheid Hoxha nuk do t’i duhet shume kohe per te gjetur skuadren e tij te re, pas perfundimit te kontrates me klubin kuqeblu.
Burime te ndryshme per “Shkodra Sport” konfirmojne se 21 vjeçari eshte shume prane arritjes se mareveshjes me nje tjeter ekip te Superliges shqiptare. Behet fjale per Teuten e Durresit.
Kjo e fundit, nisur edhe nga ajo çfare edhe deklaruar ne media, per sezonin e ri do te fokusohet tek elementi i ri. Per kete arsye, drejtuesit durrsake kane shfrytezuar momentin duke arritur akordin fillimisht me mbrojtesin Abdurrahman Fangaj dhe tashme edhe me mesfushorin Uheid Hoxha.
Ky i fundit kaloi dy vite te veshtira teksa per asnje moment nuk iu dha mundesia per te treguar vlerat e tij sepse stafi teknik i ekipit te pare te Vllaznise nuk i krijoi asnje hapesire dhe ai luajti vetem me ekipin U21.
Per kete arsye, tek Teuta ai e sheh si nje mundesi te mire ne rradhe te pare per te luajtur rregullisht dhe per te treguar vlerat e tij. Megjithate, tashme duhet pritur zyrtarizimi i ketij transferimi.
Marinela MATIJA