Ne nje menyre a ne nje tjeter, ai eshte protagonist. Me golat, asistet, driblimet “alla braziliançe” apo gjera te tjera. Behet protagonist edhe me ate sjellje aspak te denje ndaj trajnerit ne momentin e zevendesimit ne ndeshjen e fundit ndaj Tiranes.

E kemi fjalen per sulmuesin brazilian te Vllaznise Victor da Silva i cili ne nje interviste ekskluzive per “Shkodra Sport” dhene gazetares Marinela Matija, ka folur per raportet e tij me trajnerin Brdariç, por edhe per te ardhmen.
Per me shume lexoni intervisten e tij dhene per gazeten tone:

– Ky eshte viti juaj i dyte qe jeni ne Shkoder. Si ndiheni ketu dhe çfare ju shtyu qe te vazhdoni serisht qendrimin me kete skuader?

Ndihem shume mire persa i perket futbollit dhe ketu eshte vendi i pershtatshem per kedo qe deshiron te shfaqe aftesite e tij. Eshte thjesht nje kontrat 2 vjeçare qe kam me Vllaznine dhe une po e respektoj ate.

-Si i komentoni zevendesimet e bera nga trajneri ndaj jush?

Siç e kam shpreh ne intervistat e tjera, une mund te kisha vazhduar ndeshjen pa asnje problem deri ne fund te saj, por persa i perket zevendesimit mund te pergjigjet vetem ai.


– Cili eshte raporti juaj me trajnerin Brdariç?

Une e respektoj shume si trajner dhe kjo eshte e mjaftueshme.

– Jeni i zhgenjyer nga rezultati qe mori skuadra ndaj Tiranes?

Jemi te kenaqur nga performanca qe beri ekipi nga fillimi i ndeshje e deri ne fund. Ne duhet vetem te permiresojme disa gjera te vogla sepse edhe kete here na mungoi vetem goli.


– Ndeshja e rradhes eshte ajo kunder Egnatias ne Shkoder. Vlejne vetem 3 piket para tifozeve shkodrane?

Duhet te arrijme rezultate te mira per ne dhe per tifozat qe na mbeshtesin ne çdo ndeshje e ne çdo stadium ku ne luajme. Keshtu qe nje motiv me shume kur hyjme ne fushe eshte t’i dhurojme atyre nje fitore qe dhe ato te kene akoma me shume besim qe te na mbeshtesin ne rrugetimin tone.


– E fundit, cili eshte synimi i metejshem per karrieren tuaj?

Dua të synoj sa më lart. Nuk e di se ku mund të shkoj sezonin tjeter sepse nuk i vendos vetes kufij. Kështu që shpresoj vetëm ta mbyll sezonin duke luajtur mirë dhe duke sjellë një tjetër trofe për Vllazninë që është gjëja më e rëndësishme.
Intervistoi: Marinela MATIJA