Po flitet shume per te kohet e fundit dhe natyrisht qe eshte ne qender te vemendjes. Fjala eshte per sulmuesin 18-vjecar, te riun e talentuar Kevin Dodaj. Goli i shenuar prej tij ne ndeshjen ndaj Dinamos qe i dha fitoren Vllaznise, por edhe paraqitjet pozitive qe ai ka zhvilluar sa here qe eshte aktivizuar, ka bere qe emri i tij te lakohet shume kohet e fundit ne opinionin sportiv.

Nga sa mesohet, nga burime te “Shkodra Sport”, drejtuesit e Vllaznise kane mbyllur marreveshjen per nje kontrate profesioniste me te riun pukjan, i cili pritet te firmose per tre vite. Ai konsiderohet si nje lojtar me shume potencial.

Prandaj, edhe drejtuesit e Vllaznise kane menduar per t’i bere nje kontrate profesioniste dhe per t’i dhene hapesirat e duhura ne ekipin e pare. Palet kane arritur dakordesine per mbylljen e marreveshjes dhe gjasat jane qe keto dite, sulmuesi i ri te firmose edhe zyrtarisht kontraten. Synimi i Dodajt eshte qe te gjeje sa me shume hapesira ne ekipin e pare nen drejtimin e Brdaric.

Kevin Dodaj eshte nje nga talentet me te mire te dale nga Akademia e Vllaznise vitet e fundit dhe ne fakt, behet fjale per nje futbollist cilesor qe duhet t’i jepen minutat e duhura ne ekipin e pare, pasi sa here qe ka luajtur e ka treguar qe personaliteti dhe cilesite teknike nuk i mungojne.
Maringlen ZHIVANI