Ecuria jo e mire e ekipit ne fazen e pare te kampionatit, por edhe ne ndeshjet e Kupes se Shqiperise, ka bere qe drejtuesit e Shoqates se volejbollit “Vllaznia” te nderhyjne ne merkato duke bere perforcime ne prag te nisjes se fazes se dyte.

Gazeta “Shkodra Sport” meson ne menyre ekskluzive se ditet e fundit ata kane bere dy goditje ne merkato duke sjelle ne skuader dy volejbolliste te huaj te cilet pritet ta rrisin shume nivelin e lojes.

Behet fjale per nje volejbollist brazilian dhe nje tjeter nga Venezuela, te cilet luajne ne rolin e diagonalistit te pare dhe te qendres. I pari eshte braziliani Arua Guimaraes De Faria i cili eshte 33 vjeç, 1.96 m i gjate dhe ka nje eksperience te madhe duke luajtur edhe ne disa skuadra jashte Brazilit, nder te cilat edhe Luboten Ferizaj te Kosoves.

Tjeter eshte Jose Manuel Verdi Enriquez, 35 vjeç dhe 1.98 metra i gjate. Me ardhjen e ketyre dy lojtareve, trajneri Kalaja tashme ka me shume alternativa ne dispozicion dhe padyshim qe edhe ekipi i Vllaznise do te kete objektiva me serioze per vazhdimin e kampionatit ku do te synoje te jete ne play-off dhe pse jo, te synoje edhe per me shume.(www.shkodrasport.com)