Maredhenia shume e mire e krijuar qe ne fillim te sezonit ne mes tyre, mund te prishet shume shpejt. E kemi fjalen per KF Vllaznia dhe FC Ballkani te cilet mesa duket do te kene nje perballje me njeri- tjetrin ne FIFA.

Arsyeja? Gazeta “Shkodra Sport” meson se gjithçka ne lidhje me kete perplasje ne mes tyre ka te beje me mosrespektimin e kontrates nga ana e klubit kosovar, kontrate kjo qe kishte te bente me transferimin e futbollistit Geralb Smajli.

Siç u pat bere e ditur atehere, ky transferim u be per shumen e 100 mije eurove nderkohe qe Vllaznia do te mbante edhe 15 % te kartonit te ketij futbollisti. Klubi i Ballkanit u tregua shume korrekt ne levrimin e shumes se pare te kesaj kontrate (palet kishin rene dakord per t’u paguar me dy keste), por me te dytin jo.

Afati i pageses se tij ka kohe qe ka kaluar dhe ndonese kerkesa e klubit shkodran eshte perseritur disa here, kjo nuk ka sjelle asnje reagim te Ballkanit dhe te detyruar nga kjo sjellje aspak korrekte, te Vllaznia tashme jane duke menduar planin “B”, ate te hapjes se çeshtjes ne FIFA dhe me siguri qe palet do te perfundojne ne gjyq.

Diçka aspak e kendshme, por duket se tek Ballkani shume gjera kane ndryshuar kohet e fundit dhe ai nuk eshte me klubi qe i beri krenar te gjithe shqiptaret e kjo po demostrohet edhe me rezultatet e tij ne fushen e lojes, por edhe me te tilla veprime jokorrekte jashte fushe, siç eshte dhe detyrimi i papaguar ne arken e KF Vllaznia.(www.shkodrasport.com)