Trajnerja Nora Deda e kishte premtuar qe keto dite do te vinte edhe nje tjeter lojtare e huaj dhe keshtu ka ndodhur. Vllaznia e volejbollit te femrave tashme ka federuar edhe nje tjeter amerikane. Behet fjale per Emily Edwards.
Gazeta “Shkodra Sport” meson se ajo eshte 24 vjeçe, 1.83 metra e gjate dhe luan ne pozicionin e pasueses. Ende nuk eshte e qarte nese ka mberritur ajo po akoma ne Shqiperi ajo, por e sigurte eshte qe ajo eshte federuar dhe ne gjysmen e dyte te sezonit do te jete pjese e Vllaznise.
Skuadra shkodrane ka hasur probleme ne fazen e pare me lojtaren e ketij pozicioni ngaqe Mikopula eshte e re ne moshe dhe sigurisht qe nuk eka pervojen e duhur. Si rrjedhoje stafi ka nderhyre ne merkato duke marre tashme amerikanen Edwards.
Ajo ka luajtur kryesisht ne Amerike, nderkohe ne fazen e pare te ketij sezoni ka qene pjese e skuadres qipriote Dikefalos Geriou dhe tashme ajo do te vije ne Shqiperi per te dhene kontributin e saj per ekipin e Vllaznise./www.shkodrasport.com/