Lajme te mira per ekipin e basketbollit te meshkujve te Vllaznise. Mes shume veshtiresish, drejtuesit e tij kane arritur te marrin nje basketbollist te huaj. Ai ka mberritur sot ne aeroportin e Rinasit dhe eshte nisur menjehere me pas drejt Shkodres ndersa nga neser do te jete ne stervitje me ekipin.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se behet fjale per amerikanin Craig Lamont Sabb.Ai luan ne rolin e play-makerit dhe pritet te jete nje element i rendesishem per ekipin shkodran ne sezonin e ri te basketbollit shqiptar qe do te startoje se shpejti.

Ardhja e Craig Lamont Sabb e ka ngrohur disi trajnerin Damian Bekteshi sepse siç dihet Vllaznia po kalon momente jo te mira dhe si rrjedhoje perberja e ekipit le shume per te deshiruar. Ai ka ne dispozicion vetem 3-4 elemente me pak pervoje dhe pjesa tjeter eshte e gjitha me lojtare te rinj.

Ne kete menyre, me Craig Lamont Sabb loja e kuqebluve mendohet te marre disi me shume frymemarrje, megjithate duhen pritur ditet e para te stervitjes dhe me pas ndeshjet per te konstatuar gjendjen e tij reale dhe nivelin qe ai ka, raporton shkodrasport.com.

Vllaznia do te jete pjesmarrese e Superliges edhe ne sezonin e ri, pas vendimit te kryesise se FSHB-se per te shkrire kategorine e pare dhe per t’i bashkuar te dy keto kategori ne nje te vetme. Por nderkohe, basketbollistet dhe stafi teknik duhet te bejne çmos qe te mos perseritet historia e sezonit te kaluar./SHKODRA-SPORT.COM/