Vllaznia u duk se do te hiqte dore nga perforcimet ne repartin e sulmit, por jo. Gazeta “Shkodra Sport” ne menyre ekskluzive ka mesuar se drejtuesit kuqeblu jane ne bisedime edhe me nje futbollist tjeter.

Behet fjale per Shefit Shefitin, futbollistin e dale nga Shkendia e Tetoves por qe prej dy sezonesh eshte pjese e ekipit te Renoves ne Superligen maqedonase.

Ne sezonin e fundit Shefiti ka qene ne fushe ne 28 ndeshje per kete ekip, per te cilin ka shenuar 6 gola dhe ka dhene 6 asiste. Lojtari qe me pare ka qene pjese e Shkendise se Tetoves brenda dites se neserme duhet t’i ktheje pergjigje Vllaznise.

“Shkodra Sport” meson se ai ne fakt ka edhe nje opsion tjeter por ne Shkoder nuk kane kohe per te pritur sepse te merkuren ekipi do te jete ne Austri per stervitje dhe nese Shefiti thote “po”, do t’i bashkohet skuadres atje.

Kujtojme qe Shefiti ka qene edhe pjese e kombetares U21 te Shqiperise me te cilen ka luajtur edhe 7 ndeshje dhe ka shenuar edhe 2 gola.

24 vjeçari nga Tetova luan ne te tre pozicionet e sulmit, si winger i djathte, ashtu edhe ne te majte e po ashtu edhe ne qender te ketij reparti, por te Vllaznia me shume mundesi e duan ta kene ne rolin e sulmuesit te krahut./SHKODRA-SPORT.COM/