Merkatoja ka nisur “zjarr” për Vllazninë. Pas zyrtarizimit të Grudës, Salës dhe Dodev, burime të “Shkodra Sport” kanë mësuar se klubi kuqeblu është futur në garë për të firmosur me mesfushorin 23-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, Andrej Lazarov.
Skuadra e Vllaznisë i ka bërë ofertë mesfushorit që sezonin e fundit ishte pjesë e Tikvesh, i cili më parë ka luajtur edhe me Rabotniçkin. Ndërkohë, në garë për mesfushorin Lazarov mësohet se është edhe skuadra e Dinamos.
Andrej Lazarov është një mesfushor 23-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili luan në qendër të këtij reparti dhe që mund të mbulojë disa role. Fakti që në skuadër kanë mbetur vetëm Boshnjaku dhe Alivoda në qendër, e bënte të domosdoshme ndërhyrjen në merkato në këtë repart.
Lazarov vjen pas aktivizimit për dy sezone rradhazi me Tikvesh, ndërsa më parë ka luajtur edhe me Rabotniçkin. Ai ka luajtur këtë sezon me ekipin e tij 29-ndeshje dhe ka shënuar vetëm një gol.
Maringlen ZHIVANI