Pas pervojes se meparshme me Vllaznine, si dhe te atyre me pas ne Gjermani, Ukrain e Itali, volejbollisti shkodran Anton Qafarena prej pak kohesh ka nisur nje te re dhe per me teper ne nje vend te larget, pikerisht ne Katar.
Vendi i cili prej nje muaji ka marre vemendjen e te gjithe Botes per organizimin e Kampionatit Boteror te futbollit, do te kete pjese te tij per nje sezon edhe kapitenin e kombetares shqiptare te volejbollit.
Lajmi behet i ditur ne menyre ekskluzive per “Shkodra Sport” nga vete Qafarena i cili shprehet: “Po, ka disa kohe qe ndodhem ne Katar sepse kam firmosur me skuadren e Al Ahli SC qe eshte nje nga tre top- ekipet e kampionatit te ketij vendi. Per momentin kam firmosur per nje sezon dhe me pas do te shohim”.
Prezantimi i Qafarenes ne fakt nuk eshte bere ende nga klubi i tij i ri. Kjo ngaqe edhe shtyrja e kampionatit ka prishur shume plane sepse ne Katar tashme te gjithe jane te fokusuar tek Kampionati Boteror i futbollit, megjithate brenda pak ditesh pritet te nise edhe kampionati i volejbollit.
Qafarena sezonin e kaluar ka luajtur ne Seria A te Italise me ekipin e Verones dhe i pyetur ne lidhje me kete zgjedhje te re qe ka bere per karrieren e tij, per “Shkodra Sport” do te shprehej: “Nuk e lashe italine. Thjesht e mbylla me Veronen pas nje sezonit relativisht te mire por qe prisja akoma me shume.
Por pastaj lendimi qe kisha ne supin e djathte gjate periudhes maj-qershor qe ndodhi edhe me kombetaren dhe pas nje kontrolli mu desh te ndiqja nje faze te gjate rehabilitimi per te riaftesuar tendinen e quajtur “supraspinatus tendon” dhe ne keto kushte me erdhi dhe nje oferte e mire nga nja nga ekipet me te mira te Katarit.
Gje e cila me jepte kohe me shume per rehabilitimin e plote te supit, per te gjetur dhe nje here gjendjen time me te mire, per te lujtur.
Deri me tani ndihem shume mire ketu dhe synimi im eshte te bej sa ma mire te jete e mundur me ekipin ketu pastaj te shohim per vitet e ardhshme”.
Kujtojme qe Anton Qafarena u shfaq si protagonist qe ne moshe te re me Vllaznine, me te cilen u shpall edhe kampion i Shqiperise ne sezonin 2016-2017. Me pas kaloi ne Gjermani ku per tre sezone me rradhe luajti ne Bundeslige me ekipin Volleyball Bisons Bühl.
Pervoja gjermane u pasua me nje tjeter ne Ukraine ne sezonin 2020-2021 ku me ekipin Barkom-Kazhany Lviv u shpall kampion i ketij vendi dhe njekohesisht fitoi edhe Kupen dhe Superkupen. Nderkohe ne sezonin e kaluar u be pjese e Verones ne Seria A te Italise dhe tashme ka nisur pervojen tjeter ne Katar me Al Ahli SC ku sigurisht qe do te kerkoje te arrije te tjera suksese.
Gjergj KOLA